Pse arrestimi i Ramush Haradinaj eshte nul!

fb_img_1483619581482Arrestimi i Ramush Haradinaj eshte mbi te gjitha i paligjshem e kjo per arsyet e me poshtme:

1. Se pari entiteti shteteror qe ka leshuar kete urdher arresti ne vitin 1999 nuk ekziston. Entiteti shteteror qe ka leshuar flete arrestin per Ramush Haradinaj ka qene ish republika Jugosllave (serbo-malezeze).

Me shketupjen e Malit te Zi dhe marrjen e pavaresise se ketij te fundit, kjo flete arresti behet nul.

2. Se dyti, nuk eshte kompetence e Serbise gjykimi i Ramush Haradinaj per krimet e mundshme te bera ne Kosove. Kosova me marrjen e Pavaresise, eshte shtet sovrane.

Autoriteti me i larte per krime lufte ne nivel nderkombetar eshte Gjykata e Hages nga ku Haradinaj ka marr pafajsine.

Autoritetet franceze duhet te japin shpjegime per kete arrestim te paligjshem dhe per shkelje ose mosnjohje te vendimit te gjykates nderkombetare te Hages, te pranuar me aderim nga vete Franca.

3. Ne flet arrestin, dokumenti i identifikimit te Ramush Haradinaj eshte ai i kohes se ish Jugosllavise, ku thuhet se Ramush Haradinaj eshte shtetas serbo-malazes, pas pavaresise se Kosoves edhe ky dokumente eshte nul dhe i pavlefshem.

Dokumenti i vetem qe duhet te respektohej nga nga autoritetet franceze eshte pasaporta diplomatike e leshuar nga shteti i Kosoves qe eshte njohur e pranuar nga Franca.

Nga Alban Daci