Si duhet te jete procesi i zgjedhjes se Avokatit te Popullit dhe kush duhet te jene kriteret

Home » Aktualitet » Si duhet te jete procesi i zgjedhjes se Avokatit te Popullit dhe kush duhet te jene kriteret

By edi on January 20, 2017. No Comments

logo avokati i popullit_190
Edhe pse Kushtetuta e Republikes se Shqiperise e ka shprehur qarte menyren e zgjedhjes dhe kompetencat e Avokatit te Popullit, ashtu sic duhet te ndodh ne nje Kushtetute nuk eshte futur ne detaje, por me shume parimisht.
Aavokati i Populli eshte institucion kushtetues me imunitet te njejte me Gjykatesin e Gjykates se Larte. Figura e Avokatit te Popullit eshte esenciale per nje vend si Shqiperia me nje demokracie te brishte dhe me nje te kaluar diktatoriale komuniste.
Ne kete kendveshtrim historik, ceshtja e te Drejtave te Njeriut mbetet nje ceshtje pekuilare per shoqerine tone.
Edhe pse parimisht te drejtat themelore, ekonomike, sociale e politike jane te perfshira ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, per shkak te institucioneve te brishta ose ndonjehere teper te forta, ka pasur probleme me respektimi dhe aplikimin e tyre.
Shqiperia vjen nga nje e kaluar ku institucioni i hetimit dhunen dhe torturen e kishte mekanizmin baze te mbledhjes se provave per te gjykuar individe apo forma te tjera te organizimit shoqeror.
Jane te shumta dhe te dokumentuara historite e dhunes makabre te hetuesise se Regjimit.
Po ashtu ne vijme nga nje periudhe e me parshme historike ku ishte zhdukur figura e avokatit.
Ne keto rrethana tortura dhe dhuna ne mjediset policore te ndalimit (komisariate) dhe po ashtu edhe ne vendet e vuajtjeve te denimeve (burgjeve) ka vazhduar te mbetet si nje mekanizem i shkeljes se te Drejtave te Njeriut dhe po ashtu edhe i tejkalimit te kompetencave te institucioneve shtetore.
Hapa te rendesishem jane bere edhe fale kontributit te institucioneve nderkombetare ne rinovimin e forcave policore dhe jo vetem duke pasur parim kryesor dinjitetin njerezor dhe repektimin e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut edhe kur ata jane te limituara me argumente apo vendime gjyqesore edhe te formes se prere. Megjithate, dhuna dhe tortura vazhdojne te jene nje problem serioz ne Shqiperi.
Se dyti, Shqiperia pas renies se Regjimit pesoje ndryshime strukturore te organizimit shoqerore.
Menjehere u kalua nga Diktatura e Proletariatit ne formen e nje Kapitalizmit foshnjore.
Keto ndryshime paten efekte te menjehershme ne funksionimin dhe organizimin social.
Ngjarjet ndodhen shpejt dhe kapitalizmi foshnjore krijoje ndarje te forta sociale ne vend dhe te njejten kohe edhe pabarazi te medha sociale.
Pra, problemi i dyte i rendesishem i vendit tone jane pabarazite e medha sociale dhe per rrjedhoje ka shtresa qe jane te paperfaqesuara, te pambrojtur, te pa integruara dhe me probleme serioze sociale.
Ne kete kategori bejne pjese Komuniteti Rom, te emigruarit nga zonat e thella te Shqiperise drejt zonave urbane me probleme serioze sociale.
Se treti, renia e Regjimit dhe vazhdimi i cdo gjeje nga e para, edhe te institucioneve te rendesishme te gjyqesorit, krijuan hapesira te reja per aplikimin e te drejtes zakonore te bazuar ne vetegjyqesi.
Pra, u rikthyer nga qytetaret Kanuni e bashke me te edhe gjakmarrja po ngujimi duke dhene efekta te renda te shkeljes se te drejtave te njeriut, si liria, e drejta per pune, e drejta per shkollim, siguria dhe ndeshkimi kolektive.
Edhe pse Kushtetuta shprehet qarte se Avokati i Popullit duhet te jete apolitik dhe mbi palet, zgjedhja e tij kalon permes Parlamentit dhe ne te kaluaren ka qene nje proces i mirefillte politike, pasi jane mekanizmat e grupeve parlamentare te zgjedhjes.
Mandje, edhe propozimet e kandidaturave kane qene me ndikim te forte politike.
Kohet e fundit Shqiperia ka bere progrese te rendesishme edhe ne Sistemin e Drejtesise duke e forcuar pavaresine e tij. Sidomos reforma e sapo bere ne Drejtesi e ka bere me te forte pavarasine e sistemit te drejtesise dhe gjitheperfshires.
Mendoj dhe besoj se Avokati i Popullit edhe pse kalon ne Parlament, nuk duhet te jete ndikimi i grupeve parlamentare, por i zgjedhur me konsensus parlamentar, sepse misioni i tij jane te drejtat dhe lirite themelore te njeriut qe jane si orga omnes ashtu edhe into omnes. Pra, zgjedhja e tij duhet te jete konsensuale e gjitheperfshires.
Kushtetuta shprehet qarte per kriteret e kandidimit ku thuhet se duhet te kete njohuri te mira ne fushen e te Drejtave te Njeriut. Paravesisht se Kushtetuta nuk e ka trajtuar me detaje, mendoj se kur flet per njohuri ka te bej me kualifikimet, titujt shkencor/akademik dhe angazhimet profesionale.
Mendoj se Avokati i Popullit, nga vete historiku i ketij institucioni si mbrotjes i qytetareve duhet te kete nje eksperience te rendesishme avokatie me histori perfaqesimi ne te gjitha shkallet e gjyqesorit te vendit si dhe ne Gjykaten e Strasburgut qe eshte tempulli i Drejtave Europiane te Njeriut.
Po ashtu duhet te kete gradat me te larta shkencore e akademike me formim baze dhe te avancuar te te Drejtav e Njeriut.
Do te ishte perfekte sikur te kishte edhe eksperienca mesimdhenie ne auditoret universitare.
Gjithashtu, kandidati me i mire per Avokatin e Popullit duhet te kete eksperiencen e hartuesit ligjore.
Me ndryshimet e reja Kushtetuese, Avokati i Popullit ka edhe kompetenca per propozime kushtetushmerie.
Pra, kandidati me i mire do te ishte ai qe ne kuader te institucioneve shteterore apo te institucioneve nderkombetare te monitorimit ka hartuar e projektuar ligje me preference ne fushen e te Drejtave te Njeriut.
Sigurisht nje kriter tjeter i rendesishem duhet te jete aktiviteti i prodhimit akademik te avokatit te popullit.
Pra, nje kandidat i mire do te ishte ai qe ka shkruae tekste universiatare apo artikuj ne revista prestigjoze te kerkimit shkencor ne fushen e te Drejtave te Njeriut.

Nga Alban Daci

Leave a Reply