Si e lexoj une rastin Alfred Peza?

Duhet te bejme ca dallime te rendesishme qe na lejojne me mire te kuptojme rastin ne fjale.
Se pari, Alfred Peza nuk ka qene asnjehere pjese e natyrshme dhe e rendesishme e PS. Maksimumi mund t’i kete sherbyer ndonjehere leadershipit te PS me ato pak mundesi gazetareske e kaq.
Se dyti, me stilin e tij ekstrevagand, me te kaluaren e tij neper redaksi gazetash, me floket me xhel ne cdo kohe, me prepotencen e tij dhe me lajthitjet e tij gjate fushates ne Peqin duke premtuar “qiqra ne hell”, ai s’ka elektorate ne asnje cep te Shqiperise dhe zor se do te kete.
Pse jane te rendesishme keto shpjegime? Sepse, keto llogari behet ne partite politike shqiptare. Secili nuk vleresohet vetem per angazhimin qe ka dhene, por edhe per peshen politike qe ka dhe pasojat qe mund te sjelle largimi. Pra, mjafton keto dy argumente per te kuptuar qe Alfred Peza nuk do te mbrohet nga PS dhe nese ati ligjerisht duhet t’i hiqet mandati, atij ka per t’iu hequr pa asnje medyshje.
Megjithate, ne rasti Peza, te tjereve me pare dhe te tjereve qe do te vijne ne radhet e PS nuk jane te rastesishem, por ka nje strategji te mirefillte nga leadershipi i PS.
Pasurimi i shpejte, menjehershem dhe prepotent i disa deputeteve te PS eshte nje problem serioz per leadershipin e kesaj partie. Keto pasurime te menjershme krijojne xhelozira tek kontribuesit e vjeter e po ashtu e largojne PS nga mbeshtetesit e tyre te thjeshte qe shumica ashtu si realiteti i Shqiperise jetojne ne minimumin jetik.
Ky ishte arsyeja e largimit te Kokedhimes e kjo do te jete edhe arsyeja e largimit te Alfred Peza. Ne PS s’ka pashallare e smund te kete milardere nen logon e PS.
Kjo eshte njera ane e medaljes, por ka edhe nje ane tjeter te medaljes si pjese e strategjise se PS per te ardhmen e saj dhe per zgjedhjet e 2017.
Rama ne 2013 ishte i detyruar te bente eksperimente me prurje te reja qe nuk ishin pjese historike e PS e kete e beri per te forcuar lidershipin e tij dhe per te vendosur ekuilibrat e brendshem ne PS.
Nga 2013 e deri me sot, eskperimenti i Rames duket se nuk funksionoje, pervec faktit qe ndihmoje dhe kontribuoj ne konfirmimin asbolute te pushtetit te Rames brenda PS!
Mjafton kjo analize per te kuptuar se Alfred Pezez do t’i hiqe mandati e kjo nuk eshte e rastesishme.
Ai thjeshte do te paguaj prepotencen e tij te ndertuar ne menyre artificale ne keto kater vjet! Largimi i Pezez fale edhe listave te mbyllura nuk krijon asnje problem PS per keto muaj te mbetura, sepse ai nuk ben pjese tek ata qe do te rikonfirmohen ne listat e 2017.

Nga Alban Daci