Sinjali i fundit: Kosova nuk është Serbi

Home » Aktualitet » Sinjali i fundit: Kosova nuk është Serbi

By edi on January 14, 2017. No Comments

fb_img_1483367952704Serbia i ka humbur të gjitha luftrat me ish republikat jugoslave. Beteja e parë e humbur me turp nga Serbia ka qenë ajo me Republikën Sllovenë. Në këtë betejë, Serbia nuk u përball fare ushtarakisht me arsyetimin e Millosevic dhe të Ushtrisë Jugosllave të asaj kohe, se kjo republikë nuk kishte pakicë e as shumicë serbe e për këtë arsye, largimin e saj me vullnetin e mirë do të ishte më mirë për Serbinë, sepse do të hapte rrugën e dominimit absolut të Serbisë në pjesën tjetër të Jugosllavisë.

Aspirata e madhe dhe e rëndësishme e Serbisë ishte Republika e Kroacisë e cila kishte shprehur hapur aspiratën e saj për vetëvendosje.

Megjithatë, disa zona si Vukovar dhe disa të tjera në juglindjen e Kroacisë kishte pakica serbe dhe Milloshevic i përdori më së mirë këto pakica për të dëshmuar se duan të qëndrojnë me Serbinë dhe se janë kundër vetëvendosjes së Kroacisë. Milloshevic kishte vendosur ta mbante me qoftë edhe me luftë Kroacinë dhe kështu bëri, ai e sulmojë Kroacinë me të gjithë mjetet ushtarake që posedonte në atë kohë Ushtria Jugosllave. Tanket u nisën nga Beogradi dhe rrethinat drejt Vukovarit, që do të ishte skenari i ngjashëm me betëjtën e “Stalingradit”. Kroatët luftuar heroikisht duke vrarë qindra paramilitar serb dhe ushtar të rregullt të Ushtrisë Jugosllave.

E gjithë Kroacia luftoi në mënyrë heroike kundër Serbisë duke mbrojtur çdo centimetër të sovranitetit dhe të territorit të saj. Të njëjtën gjë bëri edhe Bosnja. Ndërsa, beteja më heroike do të ishte ajo e zhvilluar nga UCK në Kosovë. Shqiptarët dëshmuan edhe njëherë se në luftën për Liri nuk mposhtën dhe mbetën të fortë dhe të pathyeshëm. Kontributi i SHBA dhe i NATO-s në mbrojtjen e Kosovës ka qenë thelbësor. Po ashtu një rol të rëndësishëm ka luajtur faktori shqiptar kudo ku gjendet nga SHBA, diaspora, Maqedonia dhe po ashtu Shqipëria. Pra, Kosova u trajtua nga të gjithë shqiptarët si një luftë e përbashkët me një kundërshtar të vetëm dhe të kahershëm, Serbinë dhe serbët.

Serbia ka pranuar pavarësinë e të gjitha republikave të tjera të ish Jugosllavisë duke përfshirë këtu edhe Malin e Zi, por ajo kurrë nuk ka pranuar dhe nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës! Madje, vazhdimisht ka lançuar sloganin e famshëm dhe të rremë se: “Kosova është Serbi”!

Disa e argumentojnë me faktin se Kosova është një vend i rëndësishëm për Kishën Ortodokse Serbe e kjo lidhet edhe me faktin e mitit të rremë të betejës së Fushë Kosovës. Influenca e Kishës Ortodokse serbe tek Shteti i Serbisë është i rëndësishëm, por kjo nuk justifikon dëshirën e vazhdueshme të Serbisë për të mos njohur Pavarësinë e Kosovës.

Arsyeja e vetme që Serbia nuk e ka njohur deri tani Kosovën, ka qenë  faktin se Serbia ka besuar në një supermadhësi të saj kundrejt Kosovës dhe po ashtu Shqipërisë.

Pra, deri diku Serbia ka menduar se Kosova është vendi që nuk ka të zotë për t’i dalë zot. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe forcimi i institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës do e zhdukin ëndrrën e rreme të Serbisë se: “Kosova është Serbi”.

Rasti i trenit me dizenjo serbomadh dhe me sloganin “Kosova është Serbi” që u ndalua nga Forcat e Sigurisë të Kosovës shënuan shansin e fundit të Serbisë për të pretenduar e konsideruar Kosovën territor serb.

Pas këtij rasti, serbët nuk kanë rrugë tjetër, të bëjnë një luftë që do të ishte shkatërrimtare për ta për një territor që nuk ka qenë kurrë i tyre, ose të kthehen në realitet dhe të njohin e të respektojnë Pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply