Taulant Balla, deputeti që qëndron pranë qytetarëve

Home » Aktualitet » Taulant Balla, deputeti që qëndron pranë qytetarëve

By edi on January 12, 2017. No Comments

15895157_1257849757593956_6772333470351064339_n 15941364_1256310501081215_5828256563654163633_n 15977290_1256310577747874_3432327596874868095_n 16002920_1257822430930022_6357966311108239940_nKa më shumë se një vit që ndjek me vëmendje aktivitetin parlamentar e politik të Taulant Ballës. Ai është ndër me personat me angazhimet më të rëndësishme institucionale e parlamentar. Është anëtar i disa komisioneve, drejtues i dy komisioneve mjaft të rëndësishme, siç është Komisioni Hetimor i Çështjes CEZ dhe Komisioni i Çështjeve Zgjedhor.

Si nën kryetar i Grupit Parlamentar të PS ka po ashtu angazhime dhe përgjegjësi të mëdha politike për të siguruar stabilitetin politik të shumicës dhe për të mos prishur ekuilibrat e PS. Ka nga ata që thonë se Qeverisjen deri më sot e ka shpëtuar Taulant Balla. Pra, teorikisht Taulant Balla ka aq shumë angazhim sa nuk duhet të merret me asgjë tjetër.

Po ashtu, edhe pse angazhimet e shumta Taulan B i rrisin prestigjin e pushtetit e kjo nënkupton se edhe sikur të mos angazhohej në asgjë tjetër, zor se do të kishte person që do i kërkonte llogari, ai prioritet ka përfaqësimin e zonës së tij zgjedhore.

Taulant Balla është ndër të paktët politikan dhe deputet që nuk e harron origjinën nga ka ardhur dhe madje e dëshmon atë me krenari.

Zakonisht çdo fundjavë është thuajse e pamundur për ta takuar Taulan Ballën në Tiranë, sepse është vazhdimisht në zonën e tij elektorale Librazhd.

Sa herë e kam kërkuar për të takuar të shtunën apo të dielën më ka ftuar të shkoja në Librazhd, sepse ishte pranë qytetarëve të zonës të tij elektorale.

Taulant Balla është njeri i pushtetshëm sot, por pushtetit nuk e kupton si formë privilegji, por si përgjegjësi.

Taulan Balla ka përdorur mandatin e tij të deputetit për të ofruar shërbime për qytetarët e Librazhdit. Ai ka marr disa iniciativa mjaft të rëndësishme në Librazhd.

Një familje të pastrehë i bëri të mundur ndërtimin e një shtëpia të re me të gjitha orenditë dhe kushtet e kohës. Shpëtoj një fermer që 150 krerë bagëti po i ngordhin për mungesë të ujit, sepse kishte ngrirë nga temperaturat e ulëta.

Taulantin e shikon kudo në Librazhd, tek familjet e varfra, në rrugë duke shtyrë makinën e një qytetari që ka mbetur në ngricë, në familjet me vështirësi ekonomike, tek policët që shërbejnë në këto temperatura të ulëta në rrugët nacionale.

Leave a Reply