Taulant Balla: sukses historik ne Komisionin Hetimor te CEZ, per here te pare videodeshmi

Home » Aktualitet » Taulant Balla: sukses historik ne Komisionin Hetimor te CEZ, per here te pare videodeshmi

By edi on January 25, 2017. No Comments


Keto dite po behet edhe me qarte se Komisioni Hetimor Parlamentar per Privatizimin e kompanise shteterore OSSH tek kompania CEZ, ka zbardhur skemen e plote korruptive.

Kjo skeme perfshin paracaktimin e fituesit ne nje tender publik (veper e paster penale), ryshfetin disa milione euro pas firmosjes se kontrates (veper e provuar penale), favorizimin e kompanise CEZ ne dem te interesave te Shqiperise (shperdorim detyre qe perben nje veper te rende penale), shperdorimi i detyres dhe ndikimi i paligjshem ne menyren e trajtimit te borxhit te keq me dem ekonomik ndaj Shqiperise rreth 400 milione Euro, etj, etj, etj. Prisni se nuk keni pare e degjuar gje akoma.

Deri me sot nuk ka asnje reagim nga Partia Denokratike per kete ceshtje.

A flasim per dekriminalizim!?

Kjo dosje eshte nje nga dosjet e sproves se PD per te treguar se e duan bashke me ne dekriminalizimin e politikes.

PD duhet te sqaroje pozicionin e saj lidhur kete dosje. Edhe pse krye-emri i kesaj dosje eshte Sali Berisha. Dhe sipas Drejtorit te SHQUP Basha kandidatet per deputete do te kalojne permes nje procesi vetting-u. ??? A mund ta kaloje dot Sali Berisha vetting-un e Bashes vetem me cfare kemi pare deri me sot?

Nejse Basha nuk merrret seriozisht.

Te kthehemi tek ceshtjet serioze.

E vetmja perpjekje e tyre keto dite eshte deshperuese.

Edhe komisionet hetimore qe kane ngritur vete, po ju kthehen ne prova kunder tyre.

#vajmedetOpozita

Leave a Reply