A duhet te kemi frike nga armatosja e Serbise? 

Home » Aktualitet » A duhet te kemi frike nga armatosja e Serbise? 

By edi on February 20, 2017. No Comments

Serbia kohet e fundit po demostron blerjen e armeve te reja duke deshmuar qarte se po riarmatoset.

Disa e interpretojne kete riarmatosje si nje karshillik ndaj Shqiperise dhe Kosoves.

Ne kete llogjike naive ishte edhe Albin Kurti, person qe s’ka luftuar kurre qe i ftuar tek Top Show shprehu thuajse edhe fjale ofenduese per FA te Shqiperise duke e deklaruar se kishte pare vetem uniforma te bukura si ne fashion Milano.

Se pari, konceptet per lufterat kane ndryshuar e bashke me ta ka ndryshuar edhe koncepti i sigurise kombetare.

Se dyti, armatosja e vendeve te dores se trete si Serbia nuk kane asnje lloj valence ne kuptimin e kercenimit apo sigurise kombetare.

Sado te armatoset ky vend, teknologjia ushtarake e tij do te jete shume me e prapambetur. Te gjitha armatimet e Serbise eliminohen dhe demtohen rende vetem nga lufta guarrile.

Siguria kombetare e vendeve te rajonit garantohet nga aleancat e mbrotjes kolektive. Pra, siguria e ketyre vendeve nuk varet nga potencialet vetjake ushtarake, por nga aleatet qe kane dhe interesat gjeostrategjike.

Shqiperia eshte vendi anetar i NATO-s dhe i SHBA qe disponojne teknoligjine dhe potencialine me te larte ushtarake.

Marredhenie dhe pjesmarrja e Shqiperise ne keto aleanca garanton pa asnje lloj problemi sigurine kombetare ne dy drejtime:

1. Kush prek Shqiperine ka prekur vendet anetare te NATO-s dhe per rrjedhoje edhe SHBA.

2. Ne rast nevoje Shqiperia mund te armatoset dhe te pajiset nga vendet aleate me te gjitha teknologjite dhe potencialet ushtarake qe ato kane.

Prandaj, koncepti i riarmatosjes se Serbise eshte krejt i panevojshem qe varferon vendin dhe ekonomine dhe po ashtu shmang mundesite e per bashkepunim dhe paqes per te cilat ka nevoje rajoni.

Nga Alban Daci

Leave a Reply