Cadra e PD-se si cadra e dashnise se madhe!

Home » Aktualitet » Cadra e PD-se si cadra e dashnise se madhe!

By edi on February 19, 2017. No Comments

Cadra e PD-se po ben mrekullira mes kolegeve, por edhe mes kolegeve e militanteve te PD-se. 

Keta te fundit kishin  vite qe nuk jane ndjere kaq afer ishujve te tyre. Gati gati e kane thuajse te pamundur ta besojne se aty prane tyre kane Berishen, Bashen, Mehdiun e drejtues te tjere.

Qytetaret nuk po e besojne se po qendrojne ne nje cader me deputete qe i kane votuar prej vitesh e s’kane pasur kurre shansin t’i takojne e t’i prekin nga afer. 

Mrekullia vete eshte se ish deputete te PD-se po qendrojne ne nje cader me deputetet aktual, dikur rivale te eger per karrike e sot te gjithe njelloje me mundesine e sigurt se shpejt do te jene te gjithe ish deputete. 

Mrekullia vete eshte edhe per Bashen, sepse kurre nuk ka pasur mundesine te qendroje kaq afer idhullit te tij Berishes, sepse i pari ishte vetem Kryetar ne Seli te PD dhe i dyti kryetar ne Kuvend e ne media. Eshte nje rast i shkelqyer per Bashen te rri prane Berishes pa komplekse si protestues e te marr keshilla te duhura per mbarimin e karrieres se tij politike qe mbyllet me humbjen e zgjedhjeve te 18 Qershorit. 

Fat i madhe eshte te qendrojne me Berishen edhe ata ish servile qe ishin shpallur non grada per shkak te sjelljeve te renda armiqesore.

Po ashtu mundesi e mire eshte edhe Fatmir Mehdiun te qendroje pak me shume me Shkelzenin e po ashtu te njoh ndonje militante te PD-s3 qe mund t’i bej ndonje vote duke pare se tashme s’ka as deputet e as parti. 

Mundesi e mire eshte edhe per qytetaret te shohin e te imitojne stilin e veshjeve te Grides dhe te politikaneve-modele qe PD-ja ka me pakice, por sigurisht me perspektive rritje ne zgjedhjet e ardhshme. 

Cadra eshte nje mundesi e mire edhe per ndonje militante-modele qe te bjere ne sy me hiret e saj tek kupola e Opozites me shpresen se do e marrin ne FRPD ose nese  do e fusin ne listat per deputet per te respektuar kriterin roze. 

Eh sa mire! Cadra e PD eshte kthyer si cadra e nje shtepie te madhe dhe nje dashuri e nje harmoni e madhe ka plasur mes tyre. 

Dashuri si ne kohen e koleres, jashte stuhi e vrulle e brenda ne cader vetem dashuri e foto-selfie mes militanteve dhe idhujve te tyre drejt shuarjes.

Leave a Reply