Dibranet dhe Ministrat e Mbrojtjes

Home » Aktualitet » Dibranet dhe Ministrat e Mbrojtjes

By edi on February 11, 2017. No Comments

Dibra eshte nje nder trevat qe ka qene gjithmone vendimtare ne momentet me te rendesishme historike, qe ka prodhuar intelektuale dhe akademike te nivelit kombetar.

Pas viteve ’90 Dibra ka pasur vazhdimisht ministra e po ashtu deputete.

Fakt eshte se figurat e dala nga Dibra edhe pse kane pasur role te rendesishme ne qeverite e ndryshme kane bere shume pak per Dibren e kete e deshmon realiteti i sotem i infrastruktures, nivelit te investimeve dhe punesimit.

Ne keto vite tranzicioni jam i bindur se tre figura do te mbahen mend si kontribues te rendesishem te Dibres e keta jane Safet Xhulali, Paskal Milo dhe aktualisht Mini Kodheli.

Te tre keta nuk jane dibrane por kane kontribuar per te.

Safet Xhulali, ish ministri i mbrotjes eshte i ardhur ne Diber dhe ka punuar si mesues para se te angazhohej ne politike.

Safeti ka dhene kontribute te rendesishme duke u dhene mundesi qindra te ti rinjve dibrane te shkolloheshin ne shkollat me te mira ushtarake si ne Turqi, Gjermani e Itali. Sot, elitat ushtarake te Shqiperise jane me shumice dibrane.

Paskal Milo eshte po ashtu deputeti i pare jo dibrane i zgjedhur ne Diber. Paskali mbahet mend si kandidati qe u ul gjunje me gjunje ne cdo fshate e livadhe me dibranet.

Ai ndihmoje qindra familje dibrane duke ju dhene femijeve te tyre viza per ne Greqi, Itali e vende te tjera. Me kete gjeste Paskal Milo ndryshoje situaten ekonomike njehere e pergjithmone te shume familjeve dibrane.

Tani te vijme tek Mimi Kodheli qe si per rastesi mban postin e Ministres se Mbrojtes.

Kodheli me shume se sa e angazhuar politikisht ne Diber, ajo duket se ka marr nje mision per te ndihmuar dibranet dhe per te zhvilluar Dibren.

Kodheli eshte e pranisheme ne gjitha ngjarjet e Dibres dhe permes FA ka ndihmuar e ka shpetuar qindra familje dibrane me veshtiresi te medha ekonomike.

Permes Forcave te Xhenios po permison infrastrukturen e aktualisht po ndertohet nje ure nje Mat qe do te lidhe disa fshatra qe aktualisht jane te izoluara.

Dibranet duhet ta mbeshtesin Kodhelin kete radhe se sipas te gjitha gjasave do te kene mundesi ta kene edhe Presidente te Republikes.

Nga Alban Daci

Leave a Reply