Eduart Ndocaj: Ata që janë kundër ONM-së janë kundër reformës në Drejtësi

Home » Kryesore » Eduart Ndocaj: Ata që janë kundër ONM-së janë kundër reformës në Drejtësi

By edi on February 18, 2017. No Comments

Shqiptarët duhet të dinë të vërtetën në lidhje me reformën në Drejtësi. Kjo reformë nuk është përkrahur dhe nuk përkrahet nga disa segmente politike e qeveritare.

Reforma në Drejtësi nuk do të ishte bërë pa kontributin dhe insistimin e SHBA dhe të BE-së, parme përfaqësuesve të tyre si ambasadori Lu dhe Vlahutin.
Ministri i Drejtësisë del hapur kundër ONM-së (Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit) të përzgjedhjes si pjesë e rëndësishme e reformës në Drejtësi.
Madje, ky Ministër i Drejtësisë, që nuk ka studiuar kurrë Drejtësi, merr guximin e të arri në përfundimin se ONM-ja është në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse e Drejta Ndërkombëtare është më e rëndësishme se sa e Drejta e Brendshme, kur kjo është e pranuar parme marrëveshjeve apo traktateve të ndryshme.
Në këtë rast, Shqipëria falë Stabilizim-Asocimit dhe marrëveshjeve të tjera shtesë të bëra me BE, në lidhje me integrimin dhe anëtarësimin e plotë të saj, ka pranuar përshtatshmërinë e saj e në këtë rast edhe të kuadri ligjor sipas standardeve të BE.
LSI e në këtë përmes ministrit të saj që mbulon Drejtësinë edhe pse s’ka lidhje me të është hapur kundër reformës në drejtësi dhe ka frikë nga ajo.
Shqiptarët duhet ta dinë se LSI është kundër drejtësisë.
Komisioni Hann përmes një letre të dërguar Kryeministrit Rama.
Pjesë e rëndësishme e ONM është Bordi i Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ku bëjnë pjesë edhe dy anëtarët si ambasadori Lu dhe Vlahutin.
Hann në letrën e tij shpjegon se Bordi nuk është pjesë e mbivendosur e ONM-së, por pjesë e saj. Po ashtu ai shpjegon si më poshtë edhe Kushtetutshmërisë e tij: Në letrën e tij, ai shton se “meqenëse pyetjet e ngritura nga anëtarë të qeverisë suaj ngrenë dyshimin mbi legjitimitetin e strukturave të OMN-ës, ndjehem i detyruar të kujtoj se: Angazhimi i OMN-së është parashikuar nga Neni B i Aneksit të Kushtetutës së ndryshuar në korrik 2016; Kushtetuta e Shqipërisë parashikon vëzhguesit ndërkombëtarë që duhet të përfshihen në fazat e ndryshme të procesit dhe OMN-ën e cila do të jetë nën udhëheqjen e Komisionit europian; Kushtetuta e Shqipërisë qartazi përcakton se OMN-ja pritet “të mbështesë procesin e rivlerësimit përmes monitorimit dhe mbikëqyrjes të të gjithë procesit të rivlerësimit” dhe se “duhet të drejtohet nga Komisioni europian”. Në fakt, një drejtor i Komisionit europian po drejton Bordin; Kushtetuta e Shqipërisë gjithashtu parashikon se OMN-ja përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik. Këta partnerë janë të përfaqësuar në Bord; OMN-ja duhet “të emërojë vëzhguesit”. Pra, është nga Kushtetuta që rrjedh nevoja që OMN-ja të ketë një organizëm që të vendosë për këto emërime”.
Reforma në Drejtësi nuk mund të bëhej dhe nuk mund të realizohej pa kontributin e drejtpërdrejtë të ambasadorit Lu dhe Vlahutin. Asnjë shqiptar nuk beson se këta janë kundër sovranitetit të Shqipërisë dhe po ashtu pro antikushtetuteshmërisë.
Kryeministri Rama dhe PS-së duhet të bëjnë reagimin e tyre dhe po ashtu të marrin një vend kundër qëndrimeve të Vasilit apo ministrave të tjerë të LSI-së.
Askush nuk duhet e nuk mund ta ndalojë reformën në drejtësi.

Nga Eduart Ndocaj, deputet

Leave a Reply