Eduart Ndocaj: Dera e Gjonmarkaj dhe Mirdita

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj: Dera e Gjonmarkaj dhe Mirdita

By edi on February 24, 2017. No Comments

Sot, ishte një emocion i veçantë tek isha i mirëpritur nga Bianca Gjonmarkaj, mbesa e Gjon Marka Gjonit dhe vajza e Ndue Gjon Marku .

Kulla e Marka Gjonit në Shkodër është simboli i qëndresës heroike të kësaj familje të nderuar që ka përfaqësuar për një periudhë të gjatë Mirditën dhe Kanunin si dhe kanë dhënë jetën për vendin.

U ulëm të pinim një kafe pikërisht në dhomën e quajtur biblioteka, dikur dhoma e mbushur me libra që ishin një thesar i vërtetë për historinë kombëtare.

Me anë të dijës, mençurisë dhe urtësi, Gjon Marka Gjoni ka pajtuar në atë kohë mbi 620 familje në gjak.

Po ashtu kontributi i kësaj familje për Mirditën ka qenë i jashtëzakonshëm.

Në rrjedhim të fakteve historike e të gojëdhënavet popullore na del se në shesh (shek. XV) Gjonmarku I Parë, i cili me urti, matuni politike e shoqnore, me sjellje burrnore e me guxim për të mbrojtur të drejtat e popullit të vet a filloi veprimtarisë  për bashkim të fiseve, për vllaznim e qëndresës kundra rrebeshit ottoman.

Për këto arsyena në kuvendin popullit, burri për ship, tue fillue në Orosh, ka deklarue botnisht:”Nëse më pranoni për udhëhjeskë, un dhe pasardhësit e mijë do ta sundojmë e do ta drejtojmë popullin e Mirditës pa kurrfarë të drejte të dhetash, taksash, gjobash, xhelepesh etj…por vetëm në bazë të së drejtës kanunore dhe të respektojmë të drejtën familjare e pronën private të caktume me gurë e kufi. Ju premtoj gjithashtu se kam me vuejtë, me sakrifikue, me u djegë, me luftue e me dekë për Mirditë bashkë me mirditas”.

Leave a Reply