Jam me ata qe festojne Shen Valentinin tek Liqeni! 

Home » Aktualitet » Jam me ata qe festojne Shen Valentinin tek Liqeni! 

By edi on February 14, 2017. No Comments

Shen Valentini eshte kthyer si feste e te dashurarve pas viteve ’90 duke qene se eshte feste me baze fetare dhe para se te binte Regjimi cdo gje qe lidhej me besimet fetare ishte e ndaluar.

Sigurisht se dashuria e shqiptareve nuk lindi si pasion apo si ndjenje vetem me fillimin e festimit te Shen Valentinit.

Shen Valentini ka qene festuar qe ne kohen e besimeve pagane, i festohej lumturise ne pergjithesi e muaj shkurt njihej si fillimi i “trazimit” te gjakut per shkak te ardhjes se pranveres.

Me ardhjen e demokracise filloje edhe tradita e festimit te Shen Valentinit. Shqiptaret trasheguan varferi ekonomike e varferi ne stilin urban te festimit.

Nuk kishte lokale luksoze per te festuar, nuk kishte limuniza, nuk kishte trendafila ne shitje. Ne keto rrethana shqiptaret vazhduan traditen e viteve ’80 te shetitjeve ne Bulevard duke e festuar Shen Valentinin ne xhiro dore per dore nga rrugicat e Liqenit.

Tek e fundit nuk ka asgje te keqe, sepse edhe ne origjinen e saj pagane, lumturia dhe dashuria ishin lidhur ngushte me natyren.

Pastaj, dashuria perderisa eshte pasion dhe ndjenje ajo gjendet tek detajet e protagonisteve dhe jo ne manine e luksit.

Tradita e festimeve te Shen Valentinit vazhdon  edhe sot me xhirot e dashurarve ne rrugicat e Liqenit Artificial.

Kete tradite e vazhdojne te rinjte, te moshuarit, te pasurit e te varferit qe kane pasion natyren dhe po ashtu i besojne dashurise.

Zhvillimet e shpejta dhe te pakontrolluara te kapitalizmit te shfrenuar dhe te pandershem ne keto vite tranzicioni, thelluan ndarjen mes “botes mondane” dhe asaj te “thjeshte e fshatareske”.

Sipas kesaj optike te disave cdo njeri qe eshte i ndershem, i varfer dhe feston Shen Valentinin ne kodrat e liqenit eshte fshatar e demode.

Keshtu keta mondanet e sotem shpiken nje menyre te re te festimit te Shen Valentinit, ate te klubeve te nates, te Bllokut, te makinave luksoze e te udhetimevr te sforcuara jashte vendit.

Shumica e ketyre edhe pse te martuar festojne me dashnoret, me  eskortat apo me balerina night-esh, ama ne kendveshtrimin e tyre jane mondane, te qyteteruar.

Keta mondanet e kesaj natyre, nuk merren me festat e tyre, por merren me ata qe festojne ne kodrat e liqenit. Jo vetem kaq, por i quajne fshatare e te prapambetur, sepse sipas tyre ata qe festojne tek Liqenj nuk duhet te marrin ushqim me vehte. Po pse Shen Valentin do te thote vetem seks?! Keta ngaterrojne dashurine e lumturine me seksin. Dashuri eshte edhe kur nje i martuar se bashku me femijet dhe gruan feston Shen Valentin ne kodrat e liqenit duke marre me vete edhe nje shishe vere.

Kampingun dhe eskursionin nuk e kemi shpikur ne shqiptaret.

Po pse pasaniket amerikane jane fshatare qe marrin shihe vere dhe e pijne me te dashuren ne kodrat e Bervili Hills, pa pasur nevoje per restorant apo per bar lukzos.

Italianet jane fshatar pse pijne spumante me shishe ne rruget e qyteteve ne diten e Shen Valentinit.

Jemi ne nje bote te lire, secili ka te drejte te festoje si te doje, por skemi asnje te drejte te paragjykojme askend per menyren qe ka zgjedhur. Rendesi ka te kete dashuri e kjo te jete ndjenje e sinqerte qe zgjat ne kohe dhe ne hapesire.

Nga Alban Daci

Leave a Reply