Kujdes nga inlfuenca greke ne zgjedhjet parlamentare

Home » Aktualitet » Kujdes nga inlfuenca greke ne zgjedhjet parlamentare

By edi on February 7, 2017. No Comments


Greqia ka tentuar vazhdimisht te kete influence permes te ashquajturave parti politike shqiptare qe perfaqesojne minoritetin greke.
Ne fakt jane parti politike qe varen drejteperdrejte nga Athina dhe qe jane ne sherbim te interave politike dhe jo vetem te heleneve ne Shqiperine e Jugut.
Vangjel Dule eshte marxhinalizuar plotesisht si subjekt politik, ose te pakten duket keshtu.
Megjithate Greqia po pergatitet qe te kete nje influence te madhe ne zgjedhjet e 2017.
Dikush mund t’i quaj nderhyrje te Greqise si nderhyrje ne Ceshtjet e Brendshme te Shqiperise e disa te tjere mund ta quajne si nje ceshtje e interesimit te Greqise per “minoritetin”.
Tani ne baze te informacioneve qe kam ne terren, ndarja terroritoriale ne Jug eshte bere ne menyre te tille qe ne keto zgjedhje minoriteti grek do te kete se s’ben nje deputet ne Parlament.
Sipas ndarjes territoriale ne Jugun e Shqiperise te gjithe fshatrat me minoritet greke jane vendosur ne nje zone te vetme territoriale.
Po ashtu Greqia ne menyre indirekte gjuthmone e ndonjehere edhe ne menyre te drejtperdrejte po sulmon ne Jugut e Shqiperise personat qe kane peshe te madhe elektorale e qe jane kunder politikave te helenizimit te Jugut.
Gjithashtu edhe Tavo do te kontribuoj per ndonje fitore apo forcim te influences helene ne Jug-Lindje.
Une, do i ftoja forcat politike dhe elemente patriotik qe mos te neglizhojne projektet e Greqise per te ndikuar dhe influencuar ne zgjedhjet parlamentare.

Nga Alban Daci

Leave a Reply