Kush ma shpjegon protesten e PD-se me date 18?

Home » Aktualitet » Kush ma shpjegon protesten e PD-se me date 18?

By edi on February 12, 2017. No Comments

PD demokratike na ka njoftuar per nje proteste masive me date 18. Kesaj proteste i jane bashkuar edhe disa aleate qe kane 8 vjete protesta, proste dikur kunder PD e Berishes e sot proteste kunder Rames dhe PS.

Keta aleate te PD qe ne menyre te deshperuar kerkojne te krijojne me cdo kushte ndonje hapesire per tu zgjedhur deputet, nese protestonin kunder Berishes, nuk e kuptoj kush eshte arsyeja qe sot protestojne pro Bashes, kur de facto kryetar i Grupit Parlamentar te PD eshte akoma Berisha.

Pertej kesaj, sepse jane aleate qe nuk perbejne me asnje peshe, le te kthehemi tek PD-ja. Tashme jemi ne prag te fillimit te fushates elektorale, PS po pergatitet per zgjedhje, LSI po pergatitet gjithashtu e PD vazhdon te mendoje per protesta.

Pak dite me  pare perfaqesuesit e PD te hutuar nga ardhja e zgjedhjeve dhe te bindur per humbje te sigurte, por kerkonin ne menyre antikushtetuese shtyrjen e zgjedhjeve.

Po ashtu PD po tallet me qytetaret teska u ka dhene “atyre” pushtetin qe permes internetit te prezantojne kandidatin e tyre per deputet.

Disa qytetare apo militante naive te PD-se po besojne se drejtuesit e PD-se do te vendosin ne lista personat qe kane marre me shume propozime online ne faqen zyrtare te PD.

Eshte thjeshte nje reklame dhe nje trukim i bukur publike per te bere te besojne njerezit se PD-ja eshte hapur per te gjithe.

Nuk eshte aspak e vertete. Jam i bindur se listat e PD-se jane plotesuar me kohe dhe ne lista nuk do te jete asnje nga keta te prezantuarit online.

Protesta e PD me date 18 tregon pafuqine e kesaj force per tu bere balle betejave politike e zgjedhore.

Iluzioni i PD-se eshte te largoje Ramen e te hyje ne zgjedhje pa te. Pra, PD nuk beson tek forca e saj per te fituar, por kerkon te fitoje nga humbja e PS-se.

Koalicioni i djathte ka per te marre disfaten me te rende ne historine  e pluralizmit. Nuk eshte e nevojshme qe t’i riperseris argumentet, sepse e kam bere disa here. Nuk eshte e larget dita e zgjedhje dhe kjo qe them une do te jete e verteta.

Nga Alban Daci

Leave a Reply