Ministri i Jashtëm i Turqisë e paralajmëron Greqinë: Nëse situata eskalon, s’ka kthim mbrapa

Home » Bota » Ministri i Jashtëm i Turqisë e paralajmëron Greqinë: Nëse situata eskalon, s’ka kthim mbrapa

By edi on February 2, 2017. No Comments

Turqia e ka akuzuar Greqinë për veprime provokuese si dhe ka paralajmëruar se nuk do të ketë kthim mbrapa nëse tensionet eskalojnë.
Kjo vjen pas tensioneve territoriale në ishujt e Egjeut dhe dështimit të Athinës për t’ia dorëzuar Ankarasë ushtarët turq të cilët ikën në Greqi pas tentim puçit, transmeton Express.

Dje, Greqia raportoi për inkursione të papritura të aeroplanëve luftarakë turq mbi Egjeun qendror dhe jugor, gjë të cilën ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos e quajti “sjellje prej kauboj”.

Por, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë për gazetën “Hurriyet” se Turqia po sillet arsyeshëm.

“Greqia po bën gjera provokuese për një kohë të gjatë. Ne po sillemi arsyeshëm në mënyrë që të mos ketë tensione mes fqinjëve,” ka thënë ai.

Por, ai paralajmëroi se nëse situata eskalon, atëherë nuk do të ketë kthim mbrapa, edhe pse nuk e ka shpjeguar se çfarë do të thoshte me kthim mbrapa.

“Ne dimë si të japim përgjigje të nevojshme…. nëse situata eskalon, na faltë Zoti, nëse ndodh ndonjë incident i padëshirueshëm, atëherë nuk do të ketë kthim mbrapa,” la shtuar ai.

Leave a Reply