Ndocaj; Llalla te shkarkohet meqe nuk jep doreheqje

Home » Aktualitet » Ndocaj; Llalla te shkarkohet meqe nuk jep doreheqje

By edi on February 3, 2017. No Comments

Koncepti i Sigurise Kombetare dhe turpi i figurave qe juridikisht duhet ta ruajne ate. Llalla duhet te shkarkohet meqe nuk jep doreheqje

Shqiperia qe kur eshte bere anetare e NATO-s siguria kombetare e Shqiperise eshte pjese edhe e sigurise gjeostrategjike te NATO-s.
Themeluese dhe kontribuesit kryesore te NATO-s jane SHBA.
SHBA i realizojne objektivat e tyre gjeostrategjike dhe po ashtu objektivat ushtarake te NATO-s ne bote permes Departamentit te Shtetit dhe Ambasadoreve te akredituar ne vende te ndryshme te Botes.
Tani ne foton e mbledhjes te Keshillit te Sigurise Kombetare kemi Prokurorin e Pergjithshem dhe po ashtu Ministren e Mbrojtjes.
I pari mbreme ka deklaruar se Ambasadori i SHBA e ka shantazhuar e po ashtu ka akuzuar se Ambasadori i SHBA eshte implikuar me boten e Krimit.
Akuzat e Prokurorit te Pergjithshem kundrejt ambasadorit Lu-se jane vepra te mirefillta penale dhe i adresohen Ambasadorit te SHBA-se.
Ky prokuror duhet te kishte dhene doreheqjen dhe eshte nje turp dhe cenim i Sigurise Kombetare dhe i NATO-s pjesmarrja e tij aty.
Ai s’ka vend ne ate tavoline e per me teper te jete ne nje tavoline me Ministren e Mbrojtjes qe perfaqeson edhe sigurine e NATO-s dhe te SHBA-se.
Ministrja e Mbrojtjes, nje nder ministrit me te suksesshem te kesaj Qeverie dhe ministra te tjere ne kuader te sigurise Kombetare dhe te partneriteti me SHBA duhet te kerkojne shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem.
E nderuara Kodheli duhet te kerkoje shkarkimin e Llalles ne kuader te Sigurise Kombetare, te NATO-s dhe marredhenieve me SHBa. Kryeministri Rama ka bere nje gjeste ne lartesine e duhur te detyres qe nuk ka pranuar te marre pjese. Kjo mbledhje e Sigurise eshte antikushtetuese.

Eduart Ndocaj, deputet

Leave a Reply