Per ke behet neser protesta?

Home » Aktualitet » Per ke behet neser protesta?

By edi on February 17, 2017. No Comments

Neser drejtuesit e Opozites kane bere thirrje per proteste. Thirrjet jane pa pushim per proteste, por arsyen nuk po e kupton askush.

Disa nga Opozita pretendojne ta krahasojne protesten e neserme me protestat e Rumanise.

A ka vend per ngjashmeri e krahasime? Ne Rumani jane qytetaret qe protestojne kunder politikes se korruptuar.

A ka moral PD dhe aleatet e saj te bejne nje proteste te tille? Shumica e atyre qe bejne thirrje per protesta jane ish ministra te korruptuar qe ne 2013 menduan se fituan amnistine me humbjen e zgjedhjeve.

Keta te korruptuar e te pandeshkuar kane guximin e moralin qe te bejne thirrje per proteste kunder korrupsionit.

Halli i tyre nuk eshte vetem deshira e babezitur per pushtet, por nevoja per pushtet per t’i shpetuar drejtesise.

Thirrjet e tyre per proteste jane deshperuese dhe askush nuk do i shpetoje drejtesise, as ata ministra te korrptuar te 2005 e as ata te 2009.

Opozitaret e sotem e ish pozitare te korruptuar nuk kane moral te bejne thirrje per protesta ne emer te luftes kunder korrupsionit.

Ka zera qe protesta behet per te larguar Ramen? Cfare deshmon kjo? Dobesine e Kryetarit te Opozites per ta mundur Kryeministrin me vote te lire e ne keto rrethana kerkon ndoshta ta mund me protesta te dhunshme.

Disa aleate te Bashes po bejne propogande per dhune. Keta pretendojne te marrin pushtetin me dhune.

Kujt i sherben kjo dhune? A ka shanse dhe mundesi qe akoma pushteti te merret me dhune? Opozita eshte ne dite te zeza e si pasoje duke analizuar te kaluaren e saj nuk perjashtohet opsioni i dhunes.

Politika opozitare do te marre pergjigje kushtetuese. Qytetaret nuk duhet te pranojne e te lejohen te perdoren per pushtetin e atyre politikaneve qe ne keto vite tranzicioni i kane vjedhur dhe i kane varferuar.

Qytetaret duhet te jene te bindur se pushteti nuk merret dhe nuk legjitimohet me dhune.

Ka analiste e politikane te Opozites qe mendojne se kjo proteste behet per te treguar force e populizem. A do te jete e tille? Perpjekjet e Opozites per ta bere gjitheperfshirese kete proteste jane te deshtuara.

Pjesmarrja e protestes do te jete simbolike. Pse? Nese vezhgojme statuset e fb, po bejne propogande per proteste vetem militante te PD, drejtues politik te PD e ndonje aleate i deshperuar.

Pra, edhe pse perpjekjet e PD jane per ta reklamuar gjitheperfshirese ajo duket hapur e sheshit se nuk eshte e tille.

Ne kete panoramen e gjitheperfshirjes se shtirur jane perfshi edhe disa gazetare te mbetur pa pune nga pushteti e po perdorin thirrjet per proteste per te hyre ne jeten politike.

Tani jane edhe listat per debutete e keshtu nevoja dhe deshira per ndejnja kamikaze per zgjerohet ne mjediset e politikes e sidomos te Opozites.

Protestat e shendoshin demokracine, por protesta e neserme ka ne themel cenimin ne themel te demokracise dhe po ashtu tentativen e hapur per te tensionuar zgjedhjet e lira nga te cilat Opozita ne heshtje eshte e bindur per humbje te sigurt.

Nga Alban Daci

Leave a Reply