Pro/kundër protestës dhe alibia !

Home » Aktualitet » Pro/kundër protestës dhe alibia !

By edi on February 20, 2017. No Comments

Ka një diskutim të madh mes atyre që janë pro protestës dhe atyre që janë kundër. Në fakt, unë nuk shikojë asnjë kundër protestës si formë të organizimit të saj në një demokraci.  Çdo kush ka të drejtë të protestojë në një vend demokratik. Pra, nuk ka persona, analistë, gazetarë apo qytetarë kundër protestës, por njerëz që hedhin poshtë këtë lloj formati proteste, më shumë se groteske e po ashtu edhe kërkesat e saj që  nuk kanë asnjë bazë institucionale, kushtetuese, apo një justifikim konkret, por është thjeshtë për qëllime të caktuara politike e jo vetëm të disa personave që janë në opozitë në raport me posedimin e pushtetit. Pra, rryma që është kundër kësaj proteste është e qartë dhe e kuptueshme.

Unë, nuk arri të kuptoj e të shpjegojë rrymën që është pro kësaj proteste. Si mund të ketë protestë për Qeveri teknike, kur ne nuk kemi krizë të maxhorancës. Pra, edhe sot pasdite Meta në konferencën e tij për media shpjegojë se nuk pranon ultimatume. Ky ishte një sinjal i qartë se ai nuk kishte ndërmend të dilte nga qeveria. Pra, si mund të kërkohet një qeveri teknike, kur Qeveria aktuale ka legjitimitetin dhe të gjitha numrat të vazhdojë të qeverisë.

Procesi i reformës në drejtësi kërkon stabilitet politik e për me tepër kërkon vazhdimësinë e një shumice që garanton numrat për ta votuar e komplimentuar deri në finalitet. Të gjithë duhet të kemi parasysh se sa shumë punë u dashtë për të kaluar reformën në drejtësi parimisht e pastaj më vonë edhe vettingun, ku Opozita bërë gjithcka për ta penguar deri tek ankimimi i Gjykatës Kushtetuese. Pra, Kërkesat e Opozitës jo vetëm nuk janë institucionale e kushtetuese dhe janë dhe në kah të kundër me kohën dhe proceset.

Opozita për të mbrojtur status quon e saj, për tu mbrojtur nga vettingu dhe për të pasur me çdo kusht pushtetin po kërkon të krijojë një krizë artificiale institucionale që mund të na çojë në një destabilitet politik e në rrethanat e këtij të fundit rrezikojmë reformën në drejtësi, rrezikojmë zgjedhjet e lira, e po ashtu rrezikojmë edhe hapat e vazhdueshëm të procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

Po ashtu Opozita po kërkon të krijojë një alibi e cila edhe pse në nisje duket në favorin e saj, ajo mund të kthehet shpejt në një bumerang. Opozita me këto protestat, për të cilat është e bindura se do janë një dështim dhe se do të mbyllen pa asnjë konkludim të kërkesave të tyre antikushtetuese, po tenton të gjejë alibinë e humbjes së zgjedhje. Pra, Opozita është e bindur se zgjedhjet i ka të humbur, por rezultatin do e justifikojë me faktin se kërkesat e tyre nuk morën për bazë nga Pozita e për këtë arse nuk pati zgjedhje të mira e nuk fituan.

Ndërkombëtarët deri tani i kanë hedhur poshtë të gjitha kërkesat e Opozitës në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe me votimin elektronik. Së pari, shqiptarët duhet të dinë se ky kod që është sot është një prodhim i PD-së. Unë, kam qenë i parë e ndoshta i vetmi që kam pasur kurajën të argumentojë se kodi aktual është antikushtetues. Megjithatë, ndërkombëtarët kanë hedhur poshtë e me të drejtë kërkesën e Opozitës në lidhje me Votimin Elektronik. Shqipëria nuk është gati për një votim të tillë dhe po ashtu kjo formë votimi nuk mund të aplikohet pa u testuar.

PD dhe pseudo opozita, sepse aty realisht ka vetëm një PD në miniaturë në fillim u përpoq dhe shpresojë në largimin e Metës për të krijuar krizën reale të shumicës e për rrjedhojë edhe hyrjen në negociata për Qeveri Teknike. Meqë kjo dilemë dhe mundësi u shua me reagimin e Metës sot pasdite, atëherë PD po beson në rritjen e mbështetjes popullore e po ashtu në mundësi reale të mbështetjes së ndërkombëtarëve.

Rritje popullore dhe populizëm nuk do të ketë në këtë protestë dhe nëse vazhdon, shpejt aty do të mbeten në atë çadër vetëm drejtuesit e PD-së dhe askush tjetër.

Ndërsa sa u përket Ndërkombëtarëve, unë jam i bindur se shpejt, ndoshta nesër ose pasnesër do i japin një goditje të fortë Berishës dhe Bashës duke i urdhëruar të rikthehen në Parlament dhe të përgatiten për zgjedhje normale ashtu siç është parashikuar në Kushtetutë.

Në rast se ndodh kjo do të ketë një problem të madh për Bashën e PD, sepse do të deligjitimohen në zgjedhje e për këtë arsye do të kenë një humbje të rëndë  dhe të thellë. Pra, Kjo protestë në një rrethana ekstreme do të përfundojë me situata ekstreme politike e jo vetëm për Opozitën.

Leave a Reply