Pse protesta e cadres eshte deshtim? 

Home » Aktualitet » Pse protesta e cadres eshte deshtim? 

By edi on February 27, 2017. No Comments

Se pari, cdo qytetar i ketij vendi ka te drejte te protestoje me mjete paqesore per pretendimet e veta, qofshin edhe jo reale ose demagogjike.

Po ashtu cdo politikanel ka te drejte te protestoje qofte edhe per karriken e tij nese perdor mjete paqesore. Pra, nuk vihet ne dyshim i drejta per te protestuar.

Ne kete kendveshtrim eshte e drejta e Opozites te rri gjithe jeten ne cader, te mos marr pjese as ne zgjedhje.

Megjithate, pertej deshires e komoditetit te Opozites per te qendruar nen cader e duke menduar se ne ditet ne vazhdim sakrifica e qendrimit do te jete edhe me e madhe per shkak te rritjes se temperaturave, kjo proteste ka deshtuar.

Pse? Se pari, deshtoi masiviteti pjesmarrjes. Kjo proteste mbeti vetem e rrethit te ngushte te PD-se dhe disa aleateve e nuk ishte gjitheperfshirese. Kjo ka te bej edhe me kauzat qe ngriti Opozita qe mbeten kauza te mirefillta per pushtet dhe jo per interesat jetesore te qytetareve.

Shqiptaret i kane braktisur shumicen e zgjedhjeve parlamentare duke perfshire edhe ato te kohes se PD me motivacionin, se rotacionet behen vetem per pushtet dhe zgjedhje te lira s’ka.

Se dyti, maxhoranca nuk ka krize numrash e per pasoje nuk ka pse te pranoje diktate nga nje Opozite qe nuk ka komoditetin e numrave per t’i dhene. Pra, Opozita mund te rri gjithe jeten aty ku eshte e ne keto kushte nuk perben asnje kercenim per pushtetin.

Se treti, te vetmen rruge qe mund te kete ne dore Opozita eshte perdorimi i paligjshem i dhunes, qe jo vetem nuk legjitimohet, por bie qarte ndesh me vete kerkesat e saj.

Pra, dhunimi i institucioneve ose marrja e pushtetit me dhune nuk jane mjeti per te garantuar zgjedhjet e lira qe pretendon Opozita.

Megjithate, nese dikush do te kishte dileme per humbjet e zgjedhjeve te Opozites, tashme kjo dileme behet realitet duke pasur parasysh se te gjitha energjite e Opozites nuk jane angazhuar ne organizimin e fushates elektorale, por ne nje proteste qe ka zero efekte politike ne favor te zgjedhjeve.

Pra, ne kohen qe Pozita eshte ne finalizimin e strategjive per te fituar zgjedhjet, Opozita eshte ne momentet e nje deshtimi te brendshem, pa struktura, ne shume rrethe akoma nuk dihen kryetaret e PD-se dhe jo me te pretendohet per fitore. Cadra me duket me shume nje larje hesapesh brenda Opozites se sa nje mundesi per te fituar pushtetin.

Nga Alban Daci 

Leave a Reply