“Republika e Re” dhe “Zgjedhje te Lira”

Home » Aktualitet » “Republika e Re” dhe “Zgjedhje te Lira”

By edi on February 28, 2017. No Comments

Ky eshte togfjaleshi i Bashes qe kam degjuar ditet e fundit ne fjalimet e tij qe ka mbajtur ne cader.

Tani ka dy mundesi:

1. Basha eshte “tape topi” ne Drejtesi

2. Basha qytetaret i quan dele.

Kam njohur plote juriste ne Shqiperi qe nuk meritojne te shkojne as te ruajne delet. Po ashtu kam njohur juriste qe nuk dine abc-ne e drejtesise e kane drejtuar institucionet me te rendesishme te sistemit te drejtesise ne vend.

A kane lidhje se bashku “Republika e Re” dhe “Zgjedhjet e Lira”.

Historikisht koncepti “Republike e Re” lidhet me revolucionet te natyres komuniste qe kerkonin te mohonin gjithcka nga e kaluara e te ndertonin cdo gje nga fillimi. Mandje, komunistet ndertuan edhe  konceptin e “njeriut te ri”.

Ne vende demokratike e si domos si Italia e Franca qe kane sisteme polike mjaft fleksibile qe ngjarjet e rendesishme jane shoqeruar me ndryshime te forta kushtetuese duke ndryshuar edhe formen e qeverisjes.

Per shkak te ndryshimeve te forta kushtetuese te ndodhura ne France dhe ne Itali perdoren termat Republika e I dhe e II. Por ndarja e republikes se pare me te dyten nuk lidhet me zgjedhjet e lira e demokratike, sepse keto te fundit jane te garantuar nga 1919.

Pra, togfjaleshin e Bashes “Republike e Re” dhe “Zgjedhje te Lira” e shikoj si propogande absurde dhe qe eshte vetem tym per qytetaret pa pasur asgje konkrete”.

Nuk mendoj se Basha eshte “tape topi” ne Drejtesi, por ai tallet me shqiptaret duke i konsideruar te pa informuar dhe naive.

Kjo s’mund te ndodhe, sepse nuke  ka pasur fatin vetem ai te studioje jashte, por edhe shume vajza e djem te tjere qe kane ndoshta me shume se ai kane pasion dhe energji per t’i sherbyer vendit.

Leave a Reply