Ceshtja e lobimeve dhe e takimeve nderkombetare te politikaneve tane

Home » Aktualitet » Ceshtja e lobimeve dhe e takimeve nderkombetare te politikaneve tane

By edi on March 25, 2017. No Comments

U bene vite qe jetoj ne Europe dhe nisja ime ka qene per studime. Gjate kesaj periudhe per shkak te rrethanave dhe ecurise time mund te takohem me cdo lider te BE-se e mund te shkoje sa here te dua ne Bruksel.

Mandje, ne Bruksel mund te shkoje cdo shqiptare, edhe ai qe jeton ne Vermosh, apo ai qe jeton ne Konispol. Mjafton te kete 300 euro ne xhep dhe mund te shkoje ne Bruksel.

Pse e them kete hyrje? Politikanet shqiptare vazhdojne t’i marrin qytetaret per naive dhe tu shesin shetitjet e tyre neper Perendim apo takimet me politikanet e Perendimit si suksese.

Harrojne keta se Shqiperia nuk eshte me ai vendi i izoluar dhe shqiptaret jane me te njohur ne Perendim se sa politikanet.

Shume shqiptare punojne per institucione te rendesishme te vendeve Perendimore.

Disa shqiptare te lindur e te rritur ne SHBA jane shume te rendesishem se politikanet provinciale shqiptare.

Takimet e politikaneve shqiptare te bere permes shumave te medha te paguara nga lobingjet nuk deshmojne asgje ne realitet.

Nuk jane lobimet apo takimet ne Washington qe mund te rinovojne Opoziten.

Nuk jane takimet ne Washington  qe mund te sherojne politikanet shqiptare nga vesi per te blere voten!

Nuk jane takimet ne Washington qe garantojne dekriminalizimin e plote te politikaneve shqiptare.

Nuk ka dekriminalizim pa penalizim. Dikush ne keto vite tranzicioni duhet te kete pasur e duhet te kete pergjegjesi penale.

Nuk jane takimet ne Washington  apo ne Bruksel qe zgjidhin marredheniet konfliktuale te politikaneve shqiptare.

BE dhe Washington kane politika te caktuara e kritere te vendosura qe pasqyrojne funksionimin e tyre institucional dhe konceptet qe ata kane per Shtetin e se Drejtes dhe per keto gjera nuk te tolerojne edhe sikur politikanet tane te flinin bashke me Merkel ose edhe me Trump.

Marredheniet tona me BE dhe SHBA jane marredhenie te bazuara mbi kritere dhe kushtet e keto nuk anashkalohen nga lobimet qe politikanet shqiptare  i bejne duke perdorur parate e taksapaguesve shqiptare.

Politikanet shqiptare duhet te pranojne konceptin e rinovimit me personalitetin e tyre dhe me sjelljen qe ata kane me institucionet dhe per optikenne tyre te berit politike.

Nga Alban Daci

Leave a Reply