.Eduart Ndocaj: Kemi nevojë për unitet

Home » Aktualitet » .Eduart Ndocaj: Kemi nevojë për unitet

By edi on March 2, 2017. No Comments

Të dashur qytetarë, situata jonë e brendshme nuk pasqyron nevojat tona kombëtare. Opozita ka të drejtën e saj legjitime të bëj protesta paqësore sa herë që e shikon të arsyeshme, ka të drejtën e saj legjitime të qëndroj brenda në çadër përballë Kryeministrisë, por nuk mendojë se misioni politik, parlamentar dhe historik i kësaj Opozitë është, le të themi, të shikoj vetëm çështjet e oborrit të saj.

Çështja në të cilat është përfshirë Kombi kërkon një kohezion më të madh, një këndvështrim më të gjerë se pushteti politik, apo dëshira për të qeverisur. Edhe në momente më të vështira të tranzicionit, politika shqiptare ka ruajtur me shumë fanatizëm mbajtjen e një qëndrimi të përbashkët dhe unik për çështjet kombëtare dhe që lidhen me kombin. Pra, edhe në momentet që antishqiptarizmi ka menduar e ka besuar se shqiptarët janë të përçarë, kjo nuk ka ndodhur, por janë bashkuar më shumë se kurrë. Të gjithë duhet të mbajmë mend qëndrimi e klasës politike shqiptare në kohën e krizës së Kosovës.

Sot, kemi disa të dhëna që kërkojnë përsëri një qëndrim të unifikuar të gjithë klasës politike, pa dallime dhe pa vërë në plan të parë interesat politike apo egon për pushtet.

Situata në Maqedoni është delikate, faktori shqiptarë po kërkon të përjashtohet padrejtësisht nga shtetformimi. Deklarata e presidentit Ivanov, kërkon një bashkim të fort politik të Tiranës zyrtare, por ky bashkim nuk mund të ndodhë për sa kohë Kryetari i Opozitës nuk i bën deklaratat apo qëndrimet e tij tek Selia e PD-së e për sa kohë deputetët e Opozitës nuk marrin pjesë në seancat plenare. Deklarata e Presidentit të Maqedonisë në lidhje me gjuhën shqipe kërkon edhe një aktivitet të fortë të jetës parlamentare shqiptare dhe të komisioneve të politikës së jashtme, por kjo nuk mund të ndodh në kushtet aktuale për sa kohë Opozita ka vendosur të qëndrojë në çadër. Pashë me kënaqësi reagimin e Kryeministrit Rama në lidhje me deklaratën e Presidentit Ivanov e po ashtu lexova me mjaft interes edhe reagimin e ish Kryeministrit Berisha të bërë në facebook. Mendoj, se shqiptarët kudo ku ndodhen do të ishin më të interesuar e të kënaqur që deklaratën e Kryeministrit aktual dhe të ishin Kryeministrit t’i dëgjonin të enjten e ardhshme në Parlament.

Kjo është vetëm njëra anë e medaljes që kërkon bashkimin politik të Tiranës zyrtare. Megjithatë, ka edhe ngjarje të tjera të nxehta e interesante që kërkon një Tiranë të bashkuar politikisht. Me mjaft interes është mbarimi i historisë së padrejtë ligjore kundër Ramush Haradinaj. Tirana zyrtare duhet të jetë e bashkuar politikisht për çdo vendim që mund të merret kundrejt Haradinajt.

Një çështje tjetër mjaft e rëndësishme që kërkon një jetë të fortë parlamentare është edhe çështja e terrorizmit. Për shkak të situatës në Irak dhe dërgimit të parë të vullnetarëve nga Shqipëria kundër ISIS, vigjilenca duhet të jetë e rëndësishme për sigurinë kombëtare e kjo duhet të shoqërohet me vendime apo projektligje të rëndësishme që bëhen pikërisht nga jeta parlamentare.

Po ashtu Shqipëria është tashmë e përfshirë në një moment të rëndësishëm në lidhje me procesin e Integrimit të Shqipërisë. Ky proces mjaft i rëndësishëm ka pasur dhe ka nevojë për unitet politik dhe për qëndrime të rëndësishme e koherente në Parlament. Po ashtu edhe Vetingu bëhet për të shkëputur Shqipërinë nga e kaluara dhe për ta rreshtuar përkrah demokracive perëndimore.

Për të gjitha këto, Shqipëria ka nevojë për një Opozitë aktive me jetë të shëndoshë parlamentare. Nuk është momenti dhe koha që Opozita energjitë e saj t’i humb në një çadër. Për hir të interesave kombëtare që kemi përpara duhet të gjejmë bashkimin politik dhe vendi i duhur për ta bërë këtë është tempulli i demokracisë, Parlamenti.

Leave a Reply