Kallmet- Qindra të rinj i bashkohen PBDKSH dhe mbështesin Eduart Ndocaj

Home » Aktualitet » Kallmet- Qindra të rinj i bashkohen PBDKSH dhe mbështesin Eduart Ndocaj

By edi on March 24, 2017. No Comments

Sonte, Eduart Ndocaj zhvilloi takim në Kallmet me qindra të rinj që e priten me entuziazëm duke pranuar të bëhen anëtarë të PBDKSH dhe të mbështesin plotësisht Eduart Ndocaj në kandidimin  e  tij.

Kryetari Ndocaj u prezantojë të rinjve PBDKSH duke thënë se: Partia është e hapur për të rinj që duhet të jenë dhe kanë për të qenë motorët e ndryshimeve të mëdha politike për zgjedhjet e 18 Qershorit.

Ai i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e betejës për “Drejtësi Sociale”.

Të rinjtë i shprehen shqetësimet e papunësisë dhe mungesës së perspektivës me të cilën përballen çdo ditë.

Ndocaj tha se PBDKSH do të bëj betejat e saj për Drejtësi Sociale e në këto beteja do të ishte lufta kundër varfërisë dhe rritjes e punësimit.

Ndocaj nën drejtimin e PBDKSH po organizon shumë takime nga të cilat disa bëhen mediatike, por shumë të tjera janë jo mediatike, por terreni duke u takuar me faktor të rëndësishëm dhe me qytetarët të ndershëm që meritojnë një të ardhme më të mirë.

Leave a Reply