Lezha qytetet rreklamash e sherresh politike

Home » Aktualitet » Lezha qytetet rreklamash e sherresh politike

By edi on March 2, 2017. No Comments

Mire qe ka rastisur Beslidhja e Lezhes dhe Skenderbeu qe politika naive lezhjane te takohet, mblidhet, te bejne fotot sikur kane harmoni te madhe e dashuri te jashtezakonshme per njeri-tjetrin.

Megjithate si nuk u vjen turp apo turpi me buke e interesi me cdo kusht. Ata blidhen tek monumenti i Skendeberu qe ka nje cati te rrenuar dhe nese bie shi me shume pikon brenda se sa jashte. Ka 20 vjet qe nuk vihet dore ne catine e monumentit te Skenderbeut.

Ata mblidhen tek Obelisku, qe e ka bere si gare komshijsh ne fshat dikush e gre flamurin e Skenderbeut paradite e dikush pasdite.

Ne kete fshaqje skandaloze vazhdojne te perdoren perfaqesuesit fetar edhe pse ndonjehere per shembull politika nuk ka kohe te pres priftin dhe e vazhdon ceremonine pa te.

Tek sa sot si cdo vite pame kete shfaqje te turpshme te politikes ne diten me te rendesishme te Kombit, Beslidhjes se Lezhes, sipas nje sondazhi te sapo publikuar Lezha rezulton e dyta me e varfer ne nivel kombetar pas Kukesit.

Jo rastesisht u bera thirrje para ca ditesh institucioneve te Lezhes dhe klases se politike te ketij qyteti te lene merite dhe te marrin kurajen e te takohen per te miren e krejt Lezhes dhe te qytetareve.

Po si ka mundesi qe Lezha eshte kaq shume e varfer? Dikush krenohet se Lezha ka historine, arkeologjine, monumentet e  kultures, detin, malin e po ashtu edhe lumin.

Ato qe jetojne prej kohesh ne Lezhe e kane te veshtire te kuptojne situaten ku ndodhet Lezha.

Lezha eshte vendi ku pushteti ka abuzuar me shume se kudo tjeter. Ka ceshtje pafund qe meritojne drejtesi, por qe dosjet jane te mbylluar e kjo dihet tashme fale marreveshjes se asnjeri nuk ndeshkon ate te me parshmin me kushtin se nuk do te ndeshkohet edhe ai vete pasi te largohet.

Lezha ka probleme thelbesore qe lidhen me eliten politike dhe intelektualr.

Lezha dikur djepi i intelektualeve, duket sikur eshte shteruar nga keto te fundit. Me ndonje perjashtim te disa te deshperuarve qe i bejne fllat pushtet per ndonje 200 mije lekeshe te vjeter per ndonje aktivitet te lodhur te organizuar tek Pallati i Kultures.

Pse ka ndodhur shterosja e intelektualeve ne Lezhe? Sepse, Lezha per shkak te eksperimenteve te vazhdueshme politike eshte kthyer ne nje vend arenash mes atyre qe dikur jetonin ne periferi.

Eshte per te ardhur keq kur shikon nivelet e perfaqesimit te Lezhes dhe po ashtu kupton situaten e rende social-ekobomike qe po kalon ky qytet.

Nga Alban Daci

Leave a Reply