Lidhja ime me Lezhën dhe Mirditën!

Home » Aktualitet » Lidhja ime me Lezhën dhe Mirditën!

By edi on March 31, 2017. No Comments

 

Nga Alban Daci

U bë më shumë se tre vjet që me mirditoret kam krijuar marrëdhënie vëllazërore.

Tashmë kam më shumë se tre vjet që më shumë frekuentoj Rrëshenin, Malaj, Rubikun, Laçin, Skuraj, Fushëkuqe, Fushëkrujë. Ka dy vjet që jam rezident i Manatisë, jetoj në Lezhë, drekoj në Mrizin e Zanave, darkoj në Patok dhe pi kafe në Tresh. Kam shumë miq në këto treva dhe ndjehem aq mirë me ta sa ndjehem si në shtëpinë time dhe me thënë të drejtën, kur jam në Shqipëri nuk më mungon Tirana dhe jam plotësisht i kënaqur që një pjesë të mirë të kohës ja dedikoj Lezhës dhe miqve e shokëve që fiillojnë nga Malaj e mbarojnë në Shëngjin, Fillojnë nga Fushkruja e mbarojnë në Shkodër.

Për mirditorët kisha lexuar, dëgjuar, por nuk kisha pasur rastin të rrija me ta.

Këto tre vite shumicën e kohës e ndaj me ta, bisedoj me ta, luajmë, argëtohemi, qajmë hallet, kemi zgjidhur probleme të ndryshme që lidhen me qytetarët dhe me territorin, kemi luftuar për të drejtat e tyre, për përfaqësimin e tyre.

Jam i bindur se mirditoret janë shumë të ngjashëm me Dibranët. Historia është shkruar se dibranët dhe mirditorët kanë luftuar së bashku për atdheun, kanë bërë miqësi së bashku, kanë marrë e dhënë së bashku. Megjithatë, për një gjë jam i sigurt se rasti i bashkëpunimit tim me Eduartin është e do të mbetet për një periudhë të gjatë unikal në llojin e tij. Është hera e parë që një Dibranë dhe një Mirditor bashkëpunojnë së bashku, bëjnë politikë së bashku për të mirën e vendit. Rasti im dhe i Eduarti është unikal në llojin e tij, por duhet të jetë një shembull për brezat që vijnë si formë bashkëpunimi dhe përfaqësimi territori.

Në disa zona e sidomos në Manati edhe dialekti ngjanë me dialektin dibrane. Madje, Manatia është “Dibra e vogël” e Mirditës, për ironinë, zgjuarsinë e odës, alegorinë dhe për aftësinë për të vënë në lojë këdo me zgjuarsi dhe finesë. Sa herë që takohem me brezin e moshuar në Manati më duket vetja sikur me qenë me të vërtetë në Dibër.  Manatiasit mund të dallojnë me dibranët, sepse janë të besimit katolik. Megjithatë, ata janë shumë bujarë, të pritshëm e të zgjuar sa fenë e kanë një vlerë bashkëjetese dhe jo ndarjeje.

Mirdita është një krahinë me histori e vlera të jashtëzakonshme e mjafton të lexojmë Edit Durham për ta kuptuar. Kultura dhe identiteti mirditor është ai tipik autokton shqiptar që ju ka rezistuar ngjarjeve historike dhe pushtuesve. Edit Durham thotë se nëse dikush kërkon të gjejë shqiptar autokton, ai duhet të shkojë në Mirditë.

Megjithatë, Mirdita në gjithë historinë e saj, nga komunizmi deri me sot, nuk ka pasur një kryetar Partie, nuk ka pasur një parti politike që të mendojë për ta dhe nuk ka pasur një mirditor të vërtetë fisnik që të identifikohet me vlerat e krahinës. Për 45 vjet Mirdita u masakrua, u tjetërsua dhe u manipulua. Thonë se Mirdita është i vetmi territor në Shqipëri që nuk është pushtuar asnjëherë. Nuk është e vërtetë, ajo u pushtua për herë të parë nga Komunizmi dhe komunistët e Regjimit. Pra, Mirdita nuk u pushtua nga pushtuesit e huaj, por nga pushtuesit e brendshëm që u kanë shërbyer të huajve.

Nuk dua të duken elozhe këto fjalë që dua të them, por të merren si fakte të vërteta dhe si një mundësi reale për të reflektuar. Nuk ka me mirditor nga brezi i sotëm se sa Eduart Ndocaj. Edhe pse ka një moshë relativisht të re Eduarti, shumë herë habitem se sa origjinal ai është dhe duket sikur për traditën, familjen, besën dhe miqësinë koha për të nuk ka ndryshuar. Po të ishte gjallë Edit Durham dhe të vinte sot në Lezhë e të takohej me Eduartin, do të bindej se Mirdita qenka akoma origjinale, autoktone dhe me burrat e saj fisnikë. Eduarti është i fundit i mirditorëve, ashtu si në filmin  “I fundit i mujkanëve”.

Eduarti ka një lidhje të jashtëzakonshme me Lezhën, Mirditën dhe krejt Shqipërinë.

Eduarti është një patriot i lindur dhe kërkon të jap maksimumin e tij për vendin.

Lidhja e Eduartit me Lezhën dhe me territorin është e jashtëzakonshme.

Eduarti mëngjesin preferon ta bëj në Lezhë me miqtë e fëmijërisë.

Kafen e pi në lokalet e thjeshta të Lezhës me ta afërmit, me lezhjanë e me njerëz të thjeshtë e të rastësishëm.

Drekën ka dëshirë ta bëj në Rrëshen, Katundi i Vjetër, Kthellë, Malaj, Manati, Shëngjin, Fushkrujë, Fishtë.

Eduarti aq i lidhur është me territorin dhe me zonën sa edhe Selinë Qendrore të Partisë me shumë pasion e dëshirë e propozoi të ishte në Lezhë.

Ai tha se: “Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar” do të jetë e njerëzve dhe për njerëzit. Në Tiranë ka plot parti, të gjithë politikanët që kanë dal nga këtu ka shkuar në Tirnë për ta mos kthyer më kokën mbrapa duke harruar origjinën dhe njerëzit- tha Eduarti.

Eduarti është ndër të paktët njerëz që nuk preferojë të jetoi në Tiranë, përveç rasteve të angazhimeve politike dhe institucionale.

Ai ka të gjitha vlerat fisnike të mirditorit, ka mikpritjen tipike të mirditorit, ndjeshmërinë, sensibilitetin e impulsivitetin e mirditorit dhe krenarinë për të kaluarën.

Eduarti i ka dhënë goxha Lezhës/Mirditës e Shqipërisë me thjeshtësinë e tij, por të dashur mirditore e lezhjane, me besoni, se Eduarti ka akoma shumë më shumë për të dhënë.

Gjithçka po bëhet kundër vazhdimësisisë së Eduartit në Parlament e në Politikë. Po bëhet një lojë e pisët dhe e padrejtë politike kundër Eduarti. E dini pse? Kjo nuk bëhet kundër Eduarti, por kundër Lezhës, Mirditës e krejt familjeve fisnike që kanë derdhur gjak për vendin.

Unë, jam dibran dhe shume krenar, por ju them mirditorëve e krejt lezhjanëve të bashkohen e të përkrahin Eduartin. Mirditorët dhe lezhjanë nuk kanë asnjë interes apo kuptim politik të votojnë partitë e tjera dhe të mos votojnë Partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar e të mos votojnë për djalin dhe birin e tyre, Eduart Ndocaj. Mirditorët dhe lezhjanët tashmë për herë të parë kanë partinë e tyre dhe kanë alternativën e tyre politike. Ata kanë të gjithë mundësitë që për herë të parë në histori të nisin krijimin e një dinastie politike lezhjane e mirditore.

Lufta kundër Eduartit nuk është luftë me nuanca ideologjike e politike, por është shumë më shumë se kaq dhe rrënjët i ka të thella në histori.

Eduarti, është mirditori i parë në histori që është kryetar i një partie demokristiane e ndoshta kjo është një shenjë për të dhënë maksimumin në mbështetje të tij, sepse historia nuk përsëritet shpesh.

Mirditorët kanë një shans për të mos humbur e po ashtu për të dëshmuar se këtë herë janë më të bashkuar se kurrë në mbrojtje të identitetit dhe interesave të tyre.

Më mirë se Eduart Ndocaj nuk do t’i përfaqësoj askush.

Eduarti nuk bën politikë për jetuar apo për të marrë nj rrogë, por politika për Eduarti është frymëzim, mision dhe mundësi për tu shërbyer njerëzve dhe territorit.

 

 

Leave a Reply