Lista e PDK nje perralle e vjeter

Home » Aktualitet » Lista e PDK nje perralle e vjeter

By edi on March 1, 2017. No Comments

Lexova lajmin se PDK paska gati listen e “deputeteve” te saj te ardhshem. Ne kete liste sipas asaj qe edhe vete kryetari i PDK-se ka shperndare ne Lezhe na qenke emri i dikuj tjeter e mungon emri i deputetit aktual dhe zevendes Kryetarit  Eduart Ndocaj.

Se pari, ne kushtet aktuale qe eshte PDK-ja jane vetem emra personash qe do te behen deputet vetem ne perralla, sepse ne zgjedhjet e fundit PDK-ja nuk ka kaluar ne nivel kombetar me shume se 10 mije vota.

Nese PDK nuk hyn ne koalicion me partite te tjera nuk nxjerre asnje deputet. Mandje, as vete kryetarin e saj.

Po ashtu edhe nese ben koalicion ajo do te jete e fundit ne renditje, sepse djathtas lufta eshte e ashper per vendin e dyte ne koalicion mes PR dhe AK. Pra, edhe nese ben koalicion PDK nuk nxjerre asnje deputet dhe do te ndihmoje partine e pare dhe te dyte me te madhe ne koalicion. Pra, perseri PDK-ja edhe me koalicion nuk nxjerre as veten.

Se dyti, PDK eshte munduar te mbaj monopol kauzen demokristiane e deri diku ja ka dale, por shpejt do te kete surpriza e ky monopol i padrejte do te marr fund.

Perjashtimi i Eduart Ndocaj do te jete nje kosto e madhe per PDK-ne ne Lezhe dhe ne nivel kombetare. Thjeshte duhet durim e te mirepresim surprizat.

Perjashtimi i Eduart  Ndocaj nga listat e legjitimon ate te ndermarr iniciativat e tij politik pa kompromis ne favor te kauzes se vertete demokristiane te keqperdorur per 20 vjet.

Nga Alban Daci

Leave a Reply