Nga proteste ne pazar politik

Home » Aktualitet » Nga proteste ne pazar politik

By edi on March 4, 2017. No Comments

Morali ne cadren e Opozites ka rene dhe shpejt do te shoqerohet edhe me braktisje si nga militantet e fundit besnik e ashtu edhe nga drejtues, deputet e ish ministra te PD.

Pas sinjaleve per dialog nga PS-ja qe ishte e gatshme te dialogonte per cdo  ceshtje duke perjashtuar opsionin e Qeverise Teknike e doreheqjen e Rames, PD-ja permes nje deklarate per shtyp pranoje te dialogonte duke pranuar opsionin e nje “qeverie me baze te gjere” e duke tradhtuar keshtu kerkesat e saj fillestare per te cilen vendosen te qendronin ne cader.

Ne oret ne vazhdim Basha u duk sikur nuk kishte guxim te vazhdonte deri ne konkludimin e saj. Kjo ndoshta, sepse protesta e vertete e PD-se dhe Opozites nuk eshte per zgjdhjet e lira e demokratike e nuk eshte fare e interesuara per ta, por kunder vettingut dhe per t’i shpetuar drejtesise.

A duhet t’i besojme ketij opsioni? Te gjithe ata qe jane ne cader e kane pasur detyra te rendesishme shteterore nga 2005-2013 dhe kane dosje e procese te pambyllura ose te mbyllura perkohesisht per ceshtje te renda edhe te natyres penale.

Pra, eshte e natyrshme se ato duan te mbrojne veten nga drejtesia. Edhe pse Basha nuk pati guxim te konkludonte negociatat, beri nje gabim te pafalshem publik permes deklarates te bere me logon e PD-se, duke e kthyer misionin e protestes nga idealizem demokratik ne pazar.

Basha me deklaraten e bere me logon e PD-se duke pranuar te negocionte e duke ndryshuar kerkesat, deshmoje qarte se misioni i protestes nuk ishin zgjedhjet e lira, por pazaret per pushtet.

Une, jam i bindur, se Basha nuk do te rezistoje gjate e ne fund do te pranoje propozimet e Pozites per te negociuar.

Megjithate, ne keto negociata nuk do te kete asnje argumente apo diktat per amnisti ligjore.

Pas deklarates se PD-se per qeveri me baze te gjere eshte ulur morali i protestuesve ne cader dhe duke krijuar percarje te reja mes tyre e se shpejti keto percarje do te dalin edhe publikisht. Madje, Basha mund te akuzohet nga radikalet e cadres edhe si tradhtar.

Nga Alban Daci

Leave a Reply