Opozita ka marre sinjale te qarta nderkombetare per ta dale nga cadra

Home » Aktualitet » Opozita ka marre sinjale te qarta nderkombetare per ta dale nga cadra

By edi on March 27, 2017. No Comments

 

Opozita po mundohet me cdo kushte te shtiret sikur ka perkrahjen e nderkombetareve per protesten e saj, ose me sakt per qendrimin e saj ne cader.

Madje, Basha shkoi deri ne SHBA e pastaj per tu kthyer e per te na mbushur mendjen, se Trump qenka i interesuar e i shqetesuar per situaten politike ne Shqiperi dhe jo vetem kaq, por i paska thene Bashes qendro ne cader!

As ne legjendat urbane nuk do te ishte shkruar kaq bukur kjo perralle. Trump ka plot probleme te brendshme politike sa jam i sigurt qe nese pyetet drejtperdrejte per Shqiperine, ai nuk e dine se cfare forme qeverisja ka, mbreteri, republike parlamentare apo republike presidenciale.

Trump nuk ka informacione se ku ndodhet Suedia dhe jo me te di nese ekziston nje Bashe qe bashke me grupin e tij parlamentar qendron ne cader para Kryeministrise.

Trump nese ka probleme per vende si Shqiperia merr informacione nga perfaqesia e tij diplomatike e ne rastin konkret nga Lu.

PD pasi e sulmoje ne menyre te turpshme Lu-ne si soriste dhe pasi shpresoje ne menyre te deshperuar, se Trump do e zevendesonte, po mundohet tani ta eliminoje forcen e Ambasadorit dhe te Ambasades duke na mbush mendjen, se sa here Basha ka dilema, ai shkon direkt ne Washington, sepse atje e priska vete Trump.

Ca gjera duken e s’ka nevoje per kallues. Trump eshte person pak i informuar per vendet e Europes dhe natyra e tij eliminon cdo mundesi qe ai te kete interes per situaten politike shqiptare.

Ne keto momente Trump po merret me situaten e brendshme te SHBA-ve dhe po ashtu me ekuilibrat e medha boteror.

Shqiperia eshte shume larg vemendjes se Trump.

Megjithate, sipas Top Channel, zedhenesi i Ambasades se SHBA-ve eshte shprehur se Trump eshte kunder protestes e qendrimit te Opozites shqiptare ne cader.

Opozita e ndodhur ne nje situate te veshtire mori guximin e deklaroi se Top Channel e ka shpikur kete lajme e s’ka asgje me te verteten.

Nuk mendoje, se Top Channel eshte kthyer ne limitet e nje amatorizmi kaq qesharak.

Megjithate, nese Basha mendon se lajmi i Top Channel nuk reflekton qendrimin e vertete te Ambasades  se SHBA, atehere, le te sfidoi Top Channel dhe Poziten, duke bere nje takim me Ambasadorin Lu e te dalin te dy ne konference per shtyp.

Ne gjithe kete histori te Opozites ka shume konfirmime qe lene per te deshiruar.

Sigurisht duhet ta kuptojme, sepse situata e saj eshte qesharake duke qendruar me shume se 30 ne nje cader pa kurrfare justifikimi konkret demokratik.

Selite diplomatike  amerikane neper bote shquhen per qendrime transparente dhe per komunikim te vazhdueshem me faktoret dhe me mediat e vendeve ku jane akredituar.

Nese Top Channel do te kishte thene dicka qe nuk e ka thene me te vertete Ambasada, perfaqesuesit e saj do te kishin dale ne konference per mediat dhe do e kishin hedhe poshte pretendimet e redaksise.

Megjithate, jam i bindur  se shpejt do te vije edhe goditja e drejperdrejte e Ambasadorit duke komentuar ne lidhje me qendrimin e tij per protesten e cadres.

Opozita nga halli i madhe po mundohet te thote se nderkombetaret jane pro cadres.

E vetma shprese per Opoziten do te ishte nese BE do te ishte pro protestes dhe kete nuk duhet ta pretendoje nga SHBA. Pse? Ne gjithe historine e SHBA nuk ka nje rast kur nje president te kete rene nga protestat.

Ne te gjitha rastet e mandateve te SHBA-ve, edhe kur kredibilitetin i tyre ka qene ne minimume historike, ata jane zevendesuar permes votes ne fund mandati.

Pra, ne llogjiken e SHBA nuk ekziston ideja e marrjes se pushtetit me protesta apo diktate. Ne kete kendveshtrim SHBA nuk jane e nuk kane si te jene pro cadres se Opozites.

Ndersa ne historine e Europes ka raste revolucionesh, grushte shtetesh, dhunime institucionesh e marrje edhe me dhune te pushtetit. Ne kete kendveshtrim edhe mund te pritej perkrahja e BE per cadren, por nuk ndodhi.

Perfaqesuesit e BE-se e kane perseritur dhe po e riperseritin, se Opozita duhet te kthehet ne Parlament dhe duhet te marr pjese ne zgjedhje. Me qarte se kaq nuk ka si me qene!

Te gjjitha tentativat e tjera te Opozites per legjitimitet te protestes jane vecse tymnaja te deshtuara qe askush nuk i beson me.

Nga Albam Daci

Leave a Reply