Opozita terhiqet dhe i nenshtrohet jetes parlamentare

Home » Aktualitet » Opozita terhiqet dhe i nenshtrohet jetes parlamentare

By edi on March 3, 2017. No Comments

Po ndodh shtu sic shkruajta dje se Opozita ishte ne hall ne kerkim te alibise se radhes per te justifikuar protesten e cadres dhe po ashtu dje shkruajta se protesta do te mbaronte kete jave.

Pas kerkeses se maxhorances per dialog Opozita i pergjigjet pozitivisht qe do te thote se cadra do te shkrehet e po ashtu protesta mbyllet.

Jam politisht dakord me kerkesat e Opozites per dekriminalizimin dhe zgjedhjet e lira, por s’kam qene dakord  me kerkesen e doreheqjes se Rames dhe Qeveri Teknike, sepse keto kerkesa nuk kane pikerisht lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve te lira e demokratike.

Keto kerkesa te Opozites ishin per te marre pa asnje shpjegim kushtetues e institucional pushtetin ne tavoline. Pra, Opozitan deshironte te largonte me force Kryeministrin Rama, te bindur se nuk e mundin dot me zgjedhje e permes votes.

Pranimi i kushteve te Opozites per negociata nuk eshte nje fitore e saj, por nje humbje e turpshme, sepse pranimi i saj erdhi per reagimeve te forta te BE-se dhe te SHBA per tu rikthyer ne Parlament.

Arsye tjeter qe Opozita pranoje te shkreh cadren e te negocioje ishte edhe fakti, se nuk kishte me asnje alibi per te justifikuar qendrimin ne cader e po ashtu per te bojkotuar jeten Parlamentare.

Opozita ka dale me e dobet nga kjo proteste dhe me e percare, sepse banoret e cadres ndaheshin ne tre katogori:

-ish ministra e drejtues te PD qe nuk e pranuan qe ne fillim cadren

-grupi qe pranoje te hynte ne cader e kerkonte dhunimin e marrjen me dhune te institucioneve. Ne kete grup benin pjese edhe disa aleate te PD

-grupi i trete qe kerkonte te protestone paqesisht e ishte ne kerkim te alibive per te zgjatur qendrimin ne cader.

Jam kurioz te di kush do te jete qendrimi i grupit te trete pas vendimit te Bashes per te marre pjese ne negociata e per te shkrehur cadren. Keta ishte frymezuar aq shume sa thuajse ishin te bindur se do te merrnin pushtetin ne tavoline pa bere zgjedhje e nuk ishin fare te interesuar per voten e lire e demokratike.

Nga Alban Daci

Leave a Reply