PBDKSH- Në më pak se 24 orë janë bërë 892 anëtarësime

Home » Aktualitet » PBDKSH- Në më pak se 24 orë janë bërë 892 anëtarësime

By edi on March 24, 2017. No Comments

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH) tashmë ka edhe faqen zyrtare ëëë.pbdksh.al, e cila është lëshuar online dhe bashkë me të është edhe mundësia e anëtarësimit online. Faqja është lëshuar online bashkë me modulin e anëtarësimit në më pak se 24 ore dhe interesi ka qenë i jashtëzakonshëm duke u anëtarësuar 892 qytetarë. Qytetarët që janë anëtarësuar janë kryesisht nga shqiptarët që jetojnë jashtë dhe nga Lezha, Shkodra, Kukësi, Dibra, Tirana, por shumë ka edhe nga Saranda. Duhet të theksojmë se PBDKSH është e themeluar në vitin 1995 dhe sipas Statutit aktualisht është zgjedhur kryetar deputeti Eduart Ndocaj. Slogani i PBDKSH është “Drejtësi Sociale” dhe ajo tashmë është regjistrua në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Selia Qendrore e PBDKSH është në Lezhë. PBDKSH po organizon strukturat e saj në Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Tiranë e Durrës.

Leave a Reply