Reagim ndaj Ditmirt Bushatit, ketij komunisti te fundit qe urren katoliket!

Home » Aktualitet » Reagim ndaj Ditmirt Bushatit, ketij komunisti te fundit qe urren katoliket!

By edi on March 30, 2017. No Comments

Sot, Eduart Ndocaj, Kryetari i PBDKSH ka mbajtur fjalimin e radhes ne foltoren e Parlamentit.

Gjate, fjalimit ai ka njoftuar koleget se kishte vdekur nipi i Dom Nikolle Kacorrit e per kete ka kerkuar nje minute solemn heshtje.

Sic shihet nga fotoja te gjitha kane mbajtur heshtje ne nderim te Nipit te Dom Nikoll Kacorrit duke perjashtuar Ditmir Bushatin qe e ka perjetuar momentin e heshtjes me te qeshura.

Duhet te theksojme se Dom Nikoll Kaçorri ishte Demokristiani i Pare Shqiptar, atdhetar dhe kontribues i rendesishem i Shpalljes se Pavaresise dhe zv. Kryeminister i Qeverise se Vlores.

Ditmir Bushati edhe pse Minister i Jashtem, deputet dhe koordinator i PS ne Qarkun e Shkodres ku komuniteti Katolik eshte i  rendesishem e me kontribute te jashtezakonshme kombetare, ai gjene kurajen te  perqeshet me figuren e Dom Nikoll Kacorrit dhe te familjes se tij!

Shqiptaret duhet t’i japin pergjigje talljes se tij!

Zyra e Shtypit

PBDKSH

Www.pbdksh.al

Leave a Reply