Rruga e Torovices dikur nyje e rendesishme, sot e lene ne mjerim

Home » Aktualitet » Rruga e Torovices dikur nyje e rendesishme, sot e lene ne mjerim

By edi on March 20, 2017. No Comments

Banoret e Torovices vijojne te perballen prej vitesh me mungesen e infrastruktures se zones. Ata deklarojne se eshte premtuar disa here ndertimi i rruges, por ajo sot eshte tersisht e amortizuar dhe e pakalueshme.

Mungesa e infrastruktures rrugore ka izoluar fshatra te tere te Torovices, por shqetesimi qe ngrejne me te drejte banoret eshte se shpesh fati i personave te semeure, qe duhet ti drejtohen Spitalit Rajonal te Lezhes varet pikerisht tek kjo rruge, pasi drejtuesit e automjeteve nuk pranojne per shkak te gjendjes se rruges qe te marrin persiper transportimin  e te semurit ne spital, pa marre parasysh faktin  e defekteve qe mund te shkaktohen ne automjete.

Banor

Me ndërtimin e supërstrades Lezhë-Shkodër, rruga e vjetër nacionale ka dalë tërësisht jashtë funksionit. Ajo është amortizuar plotësisht. Kjo rrugë u shërben banorëve të komunës së Balldrenit si edhe një pjesë të Velipojës së Shkodrës. Mbi 5 mijë banorë të fshatit Torovicë pëballen me mungesën e infrastrukturës rrugore.

Ne te gjithe segmentin rrugor Balldre-Bisht i Juges me nje gjatesi  afro 20 km , shihet  qarte amortizimi i tejskajshem i te gjithe kesaj nyje te rendesishme rrugore e braktisur ne keto 26 vite.

Pikerisht 4 vjet me pare  u duk se u hap një dritë jeshile për rikonstruksionin e rrugës Balldre-Torovicë, punime të cilat u ndërprenë që pa nisur. Është asfaltuar me 2 korsi vetëm një segment jo më tepër se 1.5 km ndërsa është hedhur asfalti vetëm në një korsi në një segment jo më tepër se 3.5 km.Sipas te dhenave te tabeles treguese (ne foto), per rikonstruksionin e rruges se Torovices jane investuar rreth 16 milion leke, dhe punimet duhet te kishin perfudnuar qe ne qershor 2013.

Rruga  e Torovices eshte renditur ne platformat elektorale te cdo fushate zgjedhore vendore apo parlamentare, duke u premtuar por duke mos u realizuar.

Na është premtuar në cdo fushtaë ndërhyrja në Torovicë, por asgjë nuk është bërë deklarojnë banorët.  Madje ata pohojnë se Torovicës i është bërë një ndarje diskriminuese teritoriale-social-ekonomike duke apeluar që pushteti vendor duhet të marrë masa për zgjidhjen e problemeve të shumta të qëndres së Torovicës, pasi edhe ne dëshirojmë të jetojmë sit ë gjithë qytetarët e tjerë, shprehen banorët.

Leave a Reply