Cadra i sherben Metes per Kryeminister!

Home » Aktualitet » Cadra i sherben Metes per Kryeminister!

By edi on April 4, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Cadra e lirise? Budallik! Jo! Sepse kane me shume se 40 dite qe jane te lire te bejne cte duan ne ate cader!

Cadra per zgjedhje te lira? Genjeshter e madhe! Zgjedhjet do te manipulohen nga te gjitha palet, sepse ashtu eshte krijuar rregulli per marrjen e pushtetit ne Shqiperi!

Cader per tu bere Basha Kryeminister? Naivitet! Cadra kerkon qeveri teknike e keshtu behet Kryeminister Meta!

Basha Kryeminister, pas Qeverise Teknike e zgjedhjeve? Ka shume pak gjasa, sepse jane shume faktore qe nuk jane ne doren e Bashes e te PD-se.

Cadra per te shpetuar Opoziten? Iluzion! Cadra e ka demtuar organizimin dhe lidhjen e Opozites me territorin.

Cadra per te rrezuar Ramen? Hipokrizi! Tashme jemi ne fushate dhe Ramen mund te rrezojne vetem qytetaret me vote! Perseri kjo nuk varet vetem nga PD-ja!

Cadra per t’i shpetuar drejtesise? Kjo po! Ka shume personazhe te Opozites qe kane probleme konkrete me Drejtesi

Sistemi i ngritur nga ata dhe ne varesine e tyre, mbajtja e pushtetit i ka shpetuar deri me sot!

Pra, edhe njehere PD po punon me te gjitha forcat per te forcuar LSI dhe per te bere Kryeminister Meten. A eshte kthyer PD paterice e LSI, eksperienca e bashkeqeverisjes, qendrimi ne cader dhe kerkesat e cadres e vertetojne kete hipoteze.

Leave a Reply