PD-ja humbi moralin dhe braktisi idealet duke qeverisur me LSI

Home » Aktualitet » PD-ja humbi moralin dhe braktisi idealet duke qeverisur me LSI

By edi on April 1, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Shqiptarët është mirë të informohen me ngjarjet ashtu siç janë gjërat dhe jo të ushqehen vazhdimisht me propagande politike në shërbim të politikanëve dhe partive politike.

Sot, është 1 Prilli, dita e arritjes së aleancës në 2013 mes PS dhe LSI.

Disa ish ministra të PD-së dhe deputetë të kësaj force po e cilësojnë këtë datë ditën e mallkimit të shqiptarëve. A është kështu? Si është e vërteta? Së pari, marrëveshje mes PS-së dhe LSI-së ishte një marrëveshje e natyrshme dhe mund të konsiderohet  si ribashkimi i të njëjtën familje, të asaj  PS-je të rinovuar e të moderuar nga Nano, por pastaj për shkak të përplasjeve e brendshme dhe betejat për pushtet çuan në krijimin e fraksioneve duke u përçarë familja e majtë në PS, LSI dhe në disa parti të tjera më të vogla e të papërfillshme, por edhe këta të dala nga PS-ja.

Pse qenka fundi i botës për deputetët e PD dhe ish ministrat e PD arritja e marrëveshjes së 1 Prillit mes PS dhe LSI. A nuk është njëlloj në terma politik si bashkimi i Genc Pollos me PD? Shqiptarët nuk mund të harrojnë faktin se Genc Pollo pasi krijoi partinë e tij, pasi përdori logon e PD dhe pasi e sulmoi këtë të fundit, duke mos arritur asgjë në termat e pushtetit, vendosi t’i ribashkohet PD.

Si është e vërteta që shqiptarët duhet ta dinë? Aleanca e turpshme, jo e natyrshme, për pushtetin e disave ishte marrëveshja e PD-së me LSI-së. PD-ja në atë kohë u mundua të justifikohej se marrëveshjen me LSI-në e bëri për integrimin dhe stabilitetin politik. Kjo është një nga mashtrimet më të mëdha që janë bërë kundër demokratëve të vërtetë, që për vite me radhë nga 1990 e deri në atë momenti luftuan për idealet e të djathtës dhe të demokracisë.

Pse u bo koalicioni i PD për LSI? A u pyetën demokratët e vërtetë? Kjo marrëveshje u bo  vetëm për pushtetin e ministrave dhe drejtuesve të PD-së që nuk kishin të ngopur me pushtetin dhe nuk mund të pranon Opozitën. Sot, Majlinda Bregu me rastin e 1 prillit mundohet të bëj autokritikë dhe moral për marrëveshjen e PD me LSI, por në atë kohë Majlinda dhe ministrat e tjerë të PD-së e kërkonin me çdo kusht atë marrëveshje, sepse nuk mund të mbijetonin pa pushtet dhe pa privilegjet e tij.

Marrëveshja e PD me LSI ishte marrëveshja që tradhtoi idealet e vërteta të PD duke e identifikuar si një parti klienteliste. Pra, imazhi i PD pas marrëveshjes me  LSI ishte se ajo nuk donte t’ia dinte më për kauzat që kishte ngritur në vitin 1990, por ajo tashmë ishte kthyer një parti klienteliste që në plan të parë kishte pushtetin e një pakice në kurrizin e mijëra militantëve që e kishin mbështetur e përkrahur në momentet e saj më të vështira politike.

PD duhet të kishte pranua qëndrimin në Opozitë, qoftë edhe për një vit duke refuzuar LSI dhe sot nuk do të kishte nevojë të hynte më në çadër.

PD-ja pas marrëveshjes me LSI, humbi kauzat, mbështetjen dhe idealet e saj politike. Ajo mori një goditje të rëndë të imazhit dhe këtë e bëri vetëm për pushtetin e ministrave dhe disa drejtuesve që nuk shihnin asgjë tjetër veçse pushtetit.

Në Shqipëri jetojmë dhe tashmë propaganda politike për hir të pushtetit nuk ka asnjë efekt tek qytetarët e thjeshtë. Nëse sot kemi një LSI shumë të fortë, nëse sot kemi probleme serioze që kanë goditur në themel drejtësinë dhe Shtetin e së Drejtës, këto i kemi pikërisht nga PD-ja që e ngriti dhe e forcojë LSI.

Historia e pasurimit të LSI, e korrupsionit ka nisur dhe ka pasur kulmet e saj në kohën kur bashkëqeveriste me PD-në. A do të marr ndonjëherë PD-ja kurajën e të dal tu kërkojë falje shqiptarëve dhe demokratëve? Nëse, PD nuk e gjen këtë kurajë dhe të dënojë publikisht aleancën e saj me LSI nuk ka për ardhur kurrë në pushtet, sepse njerëzit e thjeshtë dhe mbështetësit e thjeshtë të PD-së që u lanë mes katër rrugëve në kohën e bashkëqeverisje me LSI e shikojnë ardhjen e PD-së në pushtet jo si një formë shprese apo si një model politik të djathtë, por si një mundësi për tu rikthyer në pushtet oligarkët dhe ministrat e PD-së që kishin braktisur votuesit, mbështetësit dhe po pasuroheshin çdo ditë.

Në kohën e bashkëqeverisjes së PD-së me LSI-në, një qytetarë i thjeshtë apo një militant i PD-së më të thjeshtë e kishin të takonin Obamën, sesa të takonin një ministër, zv. ministër apo një drejtor të PD-së.

Sot, këto ish ministra të PD, të pasuruar sa më s’ka kanë hyrë në çadër dhe janë në kërkim të qytetarëve të varfër dhe të militantëve që i braktisën, të atyre militantëve që pa ju dhënë lekë vinin në çdo miting të PD në Tiranë, që pa ju dhënë lekë e votonin PD pas asnjë mëdyshje, që pa ju dhënë punë qëndronin gjithë kohës tek selia e Partisë.

Në momentin kur PD bëri marrëveshje me LSI, këta, demokratët e vërtetë të PD, që kishin rrezikuar edhe jetën për PD u gjendën nën presionin e drejtorëve miliarderë të LSI që filluan t’i blinin e t’i konvertonin në këmbim të parasë ose të një vendi pune. Nga ana tjetër u gjendën me realitetin e ministrave, zv. ministrave dhe drejtorëve të PD, që kishin harruar se ku ndodhet selia e Partisë dhe fundin e javës preferonin ta kalonin në kryeqytetet e Europës.

Leave a Reply