Duket e pabesueshme, por kjo është fantazia seksuale më e madhe femërore

Home » Aktualitet » Duket e pabesueshme, por kjo është fantazia seksuale më e madhe femërore

By edi on August 27, 2017. No Comments

Dikur nënkuptohej, ndërkaq tani për të si duket fantazojmë…Një grup shkencëtarësh ka bërë një hulumtim të fantazive seksuale te 1.516 persona, të cilëve u është dhënë lista me 55 fantazi seksuale prej më të ndryshmeve.

Kanë pasur për detyrë që çdo fantazi ta vlerësojnë sipas intensitetit, ndërkaq atë më të preferuarën ta përshkruajnë sa më hollësisht që kanë pasur mundësi (nga seksi me shumë partnerë deri te seksi i cili përfshinte objektet dhe kafshët).

 Si fantazi më e popullarizuar te personat e të dy gjinive është vënë theksi te seksi i cili ka përfshirë ndjenjat romantike. Është befasuese, apo jo?

Seksi i papritur dhe seksi në vende të pazakonshme gjithashtu janë vënë në maje të listës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nuk do të thotë se me këtë përfundojnë të dhënat interesante. Madje, 65 për qind e femrave kanë zgjedhur seksin e nënshtruar si njërën ndër fantazitë më të preferuara seksuale.

Më shumë se 52 për qind e femrave kanë vendosur për variante të ndryshme të të lidhurit, 36 për qind fantazojnë për seks të dhunshëm, ndërkaq 28,9 për qind fantazojnë për dëshirën që mashkulli t’i detyrojë për të bërë seks.

Meshkujt gjithashtu eksitohen nga këto fantazi, mirëpo ata, megjithatë, përparësi u japin fantazive për seksin oral, seksin jashtëmartesor, seksin me disa femra dhe ejakulimin mbi trupin e partneres.

Leave a Reply