Eksod masiv, LSI në Gjirokastër, drejt shkrirjes 22 organizata në lagje dhe mjaft prej tyre nëpër fshatra

Home » Aktualitet » Eksod masiv, LSI në Gjirokastër, drejt shkrirjes 22 organizata në lagje dhe mjaft prej tyre nëpër fshatra

By edi on August 29, 2017. No Comments

Burime të Skandal.al bëjnë të ditur se 22 organizata të LSI në Gjirokastër, janë drejt shkrirjes totale pasi anëtarësia e tyre, nuk i përgjigjet thirrjeve të ditëve të fundit për riorganizim dhe takimeve të planifikuara sipas kalendarit.

Shumica e anëtarësisë në këto organizata, janë të punësuara në sektorin publik kryesisht në ato drejtori ku LSI komandon momentalisht deri në shkrirjen e tyre apo zëvendësimin nga socialistët.

Rastet më flagrante janë shënuar në lagjet Varrosh, Granicë e Palorto ku anëtarësia e këtyre organizatave, kanë deklaruar prerazi se nuk janë më të prirur të jenë më pjesë e LSI dhe kësisoj, heqin dorë nga cdo detyrim kuotor dhe politik.

E njëjta situatë ndodh edhe në fshatrat e zonës së Lunxhërisë, Cepos, Picarit ku lësistat për të mbajtur privilegjet që i kanë “pronë” prej tetë vitesh, po afrohen tek PS.

Fati i lësëistave në Gjirokastër si qënie amorfe dhe pa identitet e moral, është i ditur. Agonia e tyre vetëm sa zgjat më tepër, se rruga e madhe për ta, është destinacioni më i sigurtë.

Leave a Reply