Kabineti “Rama 2”, zbulohen emrat e ministrave. Surprizë posti i zv/kryeministrit

Home » Aktualitet » Kabineti “Rama 2”, zbulohen emrat e ministrave. Surprizë posti i zv/kryeministrit

By edi on August 25, 2017. No Comments

Kur duhen edhe dy ditë që kryeministri Rama të bëjë publike përbërjen e qeverisë së re, Televizioni Klan mëson të tjera detaje që lidhen me formatimin e kabinetit të ri qeveritar.

Kështu pritet që Mimi Kodheli të lërë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes,  për të marrë kryesimin e Komisionit të Jashtëm të parlamentit, detyrë që sesionin e kaluar mbahej nga ish-deputetja socialiste, Arta Dade. Një tjetër lëvizje është ajo e numrit 2 të qeverisë Niko Peleshi, të cilit do t’i besohet Ministria e Mbrojtjes. Bashkëpunëtorin e tij të ngushtë kryeministri Rama pritet ta zëvendësojë me një grua që do të mbajë postin e zv/kryeministres.

Dy ditë më parë Televizioni Klan zbuloi se ministrat që do të konfirmohen, janë Damian Gjiknuri Lindita Nikolla dhe Fatmir Xhafa. Gjiknuri e Nikolla kanë bërë reformat më të vështira, siç e ka përsëritur shpesh vetë Edi Rama dhe kanë realizuar dy rezultatet më spektakolare të Partisë Socialiste në 25 Qershor, së bashku me atë të Fierit dhe të Durrësit.

Ndërsa  Gramoz Ruçi do të jetë kryeparlamentari i ri i Shqipërisë, siç është konfirmuar nga vetë Edi Rama. Në pozicionin e parë, atë të Sekretarit të Përgjithshëm emrat zëvendësues diskutohen, Taulant Balla apo Blendi Çuçi. Ndërsa për kreun e grupit parlamentar emrat e Pandeli Majkos, Saimir Tahirit dhe Eduard Shalsit.

Leave a Reply