Kush jane Luciferet e zjarreve!

Home » Aktualitet » Kush jane Luciferet e zjarreve!

By edi on August 12, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Shqiperia eshte kthyer ne nje ferr i vertete me vatra zjarresh ne cdo pellembe te Shqiperise, nga Veriu ne Jug e nga Lindja ne Perendim.
Po te shikojme me satelit Shqiperine ngjane me nje ferr te vertete zjarri.
Institucionet shqiptare jane perballe nje situate te veshtire, sepse ka mungese logjistikee si flote ajrore, mjete zjarrefikese dhe burime njerezore.
Ministria e Mbrojtjes po ben te pamunduren, por kjo nuk majfton, sepse e gjithe Shqiperia eshte nen flake e po ashtu ne kete fushe ka me shume se 30 vjet qe nuk behen investime.
Institucioni i zjarrfikesve eshte ne kushte primitive duke pasur akoma ne pune mjete te viteve ’60 e ’70!
Megjithate, Shteti shqiptar nuk po ben ate qe duhet te bej! Te gjitha keto zjarre nuk jane te rastesishme dhe fatekeqesi natyrore, por mbrapa tyre fshihet dora e njeriu me qellime te mirefillte antikombetare.
Shumica e zjarreve jane te qellishme e bejne pjese tek sabotimet ne dem te pasurive kombetare.
Kush fshihet pas akoma nuk dihet asgje! Keto zjarre duhet te vene ne pune Keshillin e Sigurise Kombetare, SHIU dhe SHISH, sepse po shkaterrohen pasurite kombetare e po vendoset seriozisht ne diskutim sovraniteti i vendit!
Pervec qellimeve antikombetare, mbrapa zjarrvenesve te qellishme fshihen grupet mafioze te prerjes se pyjeve si dhe grupe te tjera kriminale qe merren me aktivitete te tjera te paligjshme.
Situata aktuale e zjarreve kerkon edhe marrjen e masave te parandalimit te zjarrevenieve te qellishme.
Keto masa duhet te jene:
1. Kalimi i administrimit te pyjeve ne pushtet qendror dhe jo kompetence e bashkive. Bashkite nuk kane burime e mjete te nevojshme. Pastaj, eshte pa kuptim qe pyet administrohen nga Bashkite, sepse jane pasuri kombetare e jo lokale e per pasoje jane konpetence e pushtetit qendror;
2. Krijimi e modernizimi i policise pyjore si nje trup elitar;
3. Rritja e shperblimit per denoncimin e zjarrevensve me qellim;
4. Ashpersimin e kodit penal per zjarrevenie te qellishme;
5. Krijimi i flotes per zjarrefikje qe mund te perdoret edhe per dezifiktim te fushave e maleve ndaj insekteve;
6. Krijimi i nje fondi te vecante per ruajtjen dhe administrimin e pyjeve

Leave a Reply