Kush po i sherben Rames, Basha apo Peka?

Home » Aktualitet » Kush po i sherben Rames, Basha apo Peka?

By edi on August 8, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Qim Peka shkruan se Basha eshte shitur tek Rama! Po pse nje si Basha duhet t’i sherbej Rames? Cfare nevoje ka Basha per Ramen? Sa eshte e besueshme kjo? Basha eshte kryetari i partise me te madhe Opozitare ne vend dhe kryetari te djathtes dhe te djathteve shqiptare. Basha nuk ka asnje interes t’i sherbej Rames, sepse ai kerkon te jete Kryeminister i Shqiperise dhe s’ka si te bashkepunoje me Ramen duke qene se jane ne konflikt te hapur interesi duke dashur te dy te jene kryeminister dhe drejtues te Shqiperise.
Z. Peka me ironi shkruan se Opozitari i vertete dhe kryetari i Opozites qenka Vasili. Kujt i sherben kjo teori e pavertete? Me kete konfirmim eshte Peka ai qe i sherben Rames duke krijuar opinionin e rreme per nje opozite te rreme.
Si qenka Vasili opozitar ku kryetari i tij eshte President me votat e Rames? Si qenka Vasili opozite ku njerezit e tij vazhdojne te bashkeqeverisin me njerezit e PS ne shume bashki?
Kush ka interes te jete pale me pushtetin drejtuesi i nje medie private apo ai qe eshte zyrtarisht kryetar i Opozites dhe i PD-se? Mos ndoshta Peka nuk eshte me me Bashen, sepse ky i fundit nuk eshte me te dhe s’ka nevoje per te?!
Tradhtaret brenda llojit jane me te rrezikshem se ato te jashtmit dhe Basha per fat te keq po sulmohet me shume nga njerezit brenda PD-se, se sa nga kundershtaret e kahershem politik. Pse ka ndodhur kjo? Duke mos fituar Basha nuk ka qene e nuk eshte ne gjendje tu garantoje privilegje e pushtet njerezve qe jane mesuar e nuk mund te jetojne pa to.
Ka nje strategji te mirfillte me disa qe identifikohen me PD-ne, por qe kane humbur pushtetin e privilegjet. Strategjia e tyre eshte te sulmojne fort Bashen e te krijohet opinioni se ai po sulmohet me pak nga Rama, sepse kane marreveshje se bashku.

Leave a Reply