Ligjvënës republikanë, kritika për faljen presidenciale të ish sherifit

Home » Aktualitet » Ligjvënës republikanë, kritika për faljen presidenciale të ish sherifit

By edi on August 27, 2017. No Comments

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan Paul Ryan, tha se nuk është dakord me faljen presidenciale që i tha Donald Trump ish sherifit të Arizonës Joe Arpaio, pas më pak se një muaji që ai ishte dënuar për mospërfillje të urdhërit të gjykatës, lidhur me një çështje që kishte të bënte me politikat me profil racor të departamentit të tij.

Ish-sherifi i distriktit Maricopa të Arizonës njihet për metodat e tij të rënda disiplinore ndaj të burogusrve, që kanë ngjallur debate.

Po ashtu kritika për këtë vendim të Presidentit shprehën edhe senatorët republikanë të Arizonës John McCain dhe Jeff Flake.

Kur ishte sherif i distriktit Maricopa të Arizonës, Joe Arpaio mbështeste masat e forta ndaj imigracionit të paligjshëm dhe muajin e kaluar ai u gjet fajtor për përbuzje ndaj gjykatës, ngaqë refuzoi të zbatonte një urdhër të gjykatësit të disktriktit për të mos lejuar ndalimin e makinave në trafik, me synimin për të identifikuar imigrantët e paligjshëm.

Leave a Reply