NATO e shqetësuar nga stërvitjet ushtarake Rusi-Bjellorusi

Home » Aktualitet » NATO e shqetësuar nga stërvitjet ushtarake Rusi-Bjellorusi

By edi on August 25, 2017. No Comments

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Do t’i vëzhgojmë nga afër stërvitjet që zhvillohen muajin e ardhshëm”, tha Stoltenberg pas takimit me kryeministren polake, Beata Szydlo, në Varshavë.

Stoltenberg iu referua stërvitjeve të përbashkëta ushtarake Rusi-Bjellorusi, të cilat janë emëruar “Zapad 2017” dhe do të zhvillohen nga data 14 deri më 20 shtator.

Stoltenberg tha se transparenca është e rëndësishme “në kohën kur ka aktivitet të shtuar ushtarak” përgjatë kufijve.

Rusia i hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me stërvitjet.

Leave a Reply