Pandeli Majko dhe Diaspora!

Home » Aktualitet » Pandeli Majko dhe Diaspora!

By edi on August 29, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Me shumë entuziazëm thuajse deri diku edhe në ekstazë për disa emigrantë u prit bërja e Pandeli Majkos Ministër Shteti. Ka një problem të madh në këtë mes. Së pari, përtej cilësive të Ramës, detyra shtetërore e Majkos bashkë edhe me emërtimin e tij institucional ka të bëj më shumë se çështje shtetërore dhe nuk ka asnjë lidhje konkrete me shqiptarët që jetojnë jashtë apo aq me tepër me Diasporën. Për shembull Kosova dhe shumë vende të tjera kanë Ministrinë e Diasporës ose të emigracionit, me emërtim konciz dhe me detyra konkrete që lidhen me shqiptarët që jetojnë jashtë. Nëse Rama do e kishte seriozisht Diasporën apo do të kishte seriozisht shqiptarët që jetojnë jashtë dhe çështjet që lidhen me ta, do të krijonte një ministri të posaçme për ta. Së dyti, Majko është Ministër pa portofol. E dini çdo të thotë kjo? Që në shumicën e rasteve mund të konsiderohet titull administrativ, nderi, por që nuk ka departamente, drejtori, institucion, fonde e buxhet të pavarur. Shqiptarët që jetojnë jashtë gjithmonë kanë vuajtur me ju gjet zyrat pushtetarëve tanë dhe këtë herë pësëri njerëzit e Diasporës do të vuajnë nëpër Tiranë e nëpër ministria duke kërkuar e gjetur zyrën e Majkos se për portofol nuk duhet të lodhen fare ta kërkojnë se është pa të. Së treti, Diaspora e sidomos kjo e jona është një nocion shumë i gjerë si në problematika që lidhen me faktor historik ashtu edhe në situata duke pasur parasysh se Diaspora shqiptare si ajo armene është me e madhe dhe më e rëndësishme se sa vetë Shqipëria.
Unë, preferoj ta ndaj Diasporën në dy profile:
Shqiptarët që jetojnë në territore shqiptare që jetojnë jashtë territorit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe këtu e kam për Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Preshevën, Kroaci, Bujanovci, Podujevë që janë të gjithë autokton dhe kanë marrëdhënie të detyruar me autoritete që nuk përfaqësojnë shumicën e tyre duke përjashtuar nga kjo situatë vetëm Kosovën që është shtet me 90% shqiptarë. Kjo pjesë e Diasporës nuk zgjidhen me çështje administrative si është profili aktual i Pandeli Majkos, por me marrëdhënie ndërshtetërore me angazhimin maksimal të Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të gjithë institucioneve. Interesat e shqiptarëve të kësaj kategorie mbrohen vetëm me marrëdhënie ndërshtetërore duke zbatuar me përpikëri Kushtetutën që flet qartë për aspiratën shekullore për Bashkim dhe për mbrojtur interesat e të drejtat e shqiptarëve kudo ku jetojnë.
Profili i dytë i Diasporës është për ato raste ku Shqiptarët kanë emigruar para shumë kohësh për një jetë më të mirë në vende apo shtete që nuk kanë pasur kurrë shumicë shqiptare. Në këtë rast shqiptarët nuk janë autoktonë, por gëzojnë të drejta si shtetas dhe po ashtu të drejtat e tyre janë të rregulluar nga të drejtat e brendshme të shteteve ku kanë jetuar, nga të drejtat ndërkombëtare në fuqi si dhe në rastin e vendeve europiane nga e legjislacioni i BE-së. Këtu e kam fjalën për shqiptarët e emigruar në Turqi, Rumani, Greqi, Bullgari, Itali, Francë, Zvicer, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada, Australi, etj.
Kjo kategori e dytë e shqiptarëve kanë marrëdhënie dualiste, kombësinë shqiptare dhe po ashtu marrëdhënie juridike me vendet ku jetojnë me leje qëndrimi apo shtetësi. Kjo marrëdhënie dualiste e tyre ka bërë që ata të kenë nevojë për shërbime të natyrës administrative dhe jo vetëm me Atdheun, sidomos për praktika dokumentesh identifikimi, gjendjes civile, por edhe të pronësisë apo të natyrës ekonomike.
Këta shqiptarë, edhe pse janë pjesë e Kombit duke pasur marrëdhënien më të fortë me të, atë të natyrshëm, kombësinë, ndjehen prej kohësh të braktisur dhe të lënë në harresë edhe pse kanë qenë kontribuuesit kryesor të ekonomisë së vendit, por edhe të proceseve të rëndësishme historike duke u nisur nga shpallja e Pavarësisë që erdhi nga Diaspora, me kontribute të rëndësishme intelektuale të formimit të koshiencës të bashkimit (shtet-komb) nga rilindësit, me eksperienca të rëndësishme profesionale e intelektuale në reformat e rëndësishme të vendit në periudhën e Mbretërisë e deri tek vitet e vështira të tranzicionit, ku ekonomia shqiptare ka bërë progres dhe ka mbijetuar kryesisht nga të ardhurat e emigrantëve. Problemet e tyre nuk zgjidhen nga një ministri pa portofol. Problemet e tyre duhet të zgjidhen nga bashkërendimi i të gjithë institucioneve të shtetit e mbi të gjitha nga një frymë pozitive ndaj tyre në nivel institucional që deri më sot ka munguar. Emigrantët shqiptar kanë risorse, por edhe problematika që Pandeli Majko nuk ka çfarë tu bëj. Duhet një buxhet i posaçëm për ta për shkollimin e fëmijëve në gjuhën shqipe, për librat e shkollave shqipe si dhe politika të qarta për integrimin e plotë të tyre në rastet e riatdhesimeve të sforcuar apo vullnetare. Vetëm Ministria e Punëve të Jashtme është e vetmja që ka strukturën dhe mundësitë reale për tu marrë me këto çështje dhe kështu e kam fjalën përmes selive diplomatike në nivel Ambasadash, Konsullatash të Përgjithshme pa përjashtuar edhe modelet e konsullatave të nderit që deri më sot janë përdorur vetëm për të pasur privilegje e imunitete diplomatike ose për të bërë ndonjë sekserllëk.
Nuk pres asgjë nga Pandali Majko në lidhje me problemet emergjente që ka Diaspora, emërimin e tij e shikoj si nevojë personale për pushtet dhe si një zgjidhje të problematikave të brendshme të PS.

Leave a Reply