PDIU drejt shkrirjes dhe bashkimit me PS-ne!

Home » Aktualitet » PDIU drejt shkrirjes dhe bashkimit me PS-ne!

By edi on August 7, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Vete sistemi politik shqiptar eshte i adresuar drejt bipolarizmit dhe kjo eshte e qarte. Megjithate, strategjite e partive te vogla jane te ndryshme.
LSI nuk ka pse te shkrihet se eshte parti presidenciale. Kjo do te thote se kjo parti e ka nje fete te rendesishme te pushtetit, sepse de facto kryetari i saj eshte President.
Partite e vogal te djathta (jo te gjitha) duket se e kane gjetur zgjidhjen e tyre, kane vene ne pauze per kohe paafat ekzistencen e tyre dhe kane pranuar te “shkrihen ” e te dalin deputete me logon e PD-se dhe ne listat e saj.
Nje parti tjeter qe ne legjislaturen 2013-2017 kishte nje grup parlamentar, por qe po kalon nje krize liderdhipi eshte PDIU, ose sic njihet ndryshe si partia e cameve edhe pse ky emertim eshte per tu diskutuar duke pasur parasysh se nuk ka came ne Diber, por dihet boterisht se ka dibrane ne cdo cep te Shqiperise.

Kjo parti ka disa sfida te rendesishme:

1. Ka problemin e lidershipit

Eshte hera e pare ne historine e pluralizmit shqiptare qe krytari i nje subjekti politik parlamentar nuk konfirmon mandatin e tij edhe pse si subjekt politike do te vazhdoje te kete perfaqesi parlamentare.
Kjo ka krijuar nje situate te rende ne kuptimin dhe orientimin e lidershipit te ketij subjekti. Kemi edhe rastin e Mesila Dodes, nje jo came e konvertuar ne came dhe e importuar nga PD-ja qe nuk konfimon mandatin e saj.
Pra, ndodh qe camet te fitojne atje ku ska came si ne Diber dhe nje dibrane si Mesila Doda te mos pranohet si came e te mos rikonfirmohet.

2. PDIU pa identitet e kthyer ne vegel pushteti

Sfida e dyte e madhe eshte se, PDIU ka humbur misionin e saj dhe nga nje parti qe indetifikohej me nje kauze, eshte kthyer ne nje subjekt qe ka pasion e qellim te vetem pushtetin.
Ky eshte deshtim i dyte per kryetarin Idrizi. Sot, PDIU eshte e vetedijshme se nuk i duhet Rames e s’mund t’i kerkoje pushtet konkret te konvertuar ne poste ministrore.
Po cfare kerkojne atehere deputet e PDIU-se? Disa prej tyre kane pazare me disa deputete e ministra socialiste e do te vazhdojne te kete privilegje edhe pa pasur pergjegjesi konkrete. Kjo do te thote tendera e interesa te tjera te shkembyer me vote parlamentare sa here Rama te kete nevoje dhe me mbeshtetje serioze ne zgjedhjet lokale per kandidatet e PS-se.

3. Sinjalet e shkrirjes se PDIU-se

Mungesa e lidershipit, humbja e identitetit dhe nevoja per prilegje de fakto e kane cuar ne shkrirje PDIU dhe deputetet e saj do te jete deputete te PS. Sinjali i pare erdhi nga deputetja e re e Dibres qe me te fituar deklaroje se vota e saj do te ishte per Ramen.
Te pakten sipas mediave keshtu u tha e kjo eshte krejt normale duke pasur parasysg de Bashkine e Peshkopise de facto e ka PDIU-ja.

Leave a Reply