Politizimi i zgjedhjeve

Home » Aktualitet » Politizimi i zgjedhjeve

By edi on August 31, 2017. No Comments

Ky fragment eshte shkeputur nga “Raporti per Zgjedhjet”, i bere nga PBDKSH. Duhet te theksojme, se PBDKSH eshte i vetmi subjekt politik qe deri tani ka hartuar e pubklikuar nje raport per zgjedhjet e 25 qershorit.

Zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë të politizuara dhe të kontrolluara nga pushteti. Depolitizimi i zgjedhjeve ishte një tjetër dështim i radhës në zgjedhjet politike të 2017.
Edhe pse formalisht u ndërmorën hapa për të ndaluar e ndëshkuar politizimin e administratës, makinerie e pushtetit me të gjithë forcën e saj i dislokua në fushatën zgjedhore, në ditën e zgjedhjeve dhe në procesin e rëndësishëm të numërimit.
Për të vërtetuar këtë mjafton të marrim shembuj e KZAZ-ve të Lezhës, ku Prefekti, n/Kryetarja e Bashkisë, Drejtor dhe ish Ministra ishin pjesë e procesit të numërimit. Ky mekanizëm jo vetëm sollën impaktin e superioritetit përballë subjekteve të tjera, por edhe mundësi reale të tjetërsimit të votës.
Politizimi i zgjedhjeve krijon kushte të pabarabarta në një proces të mundshëm demokratik.

Leave a Reply