Pordhosja e Parlamentit si institucion!

Home » Aktualitet » Pordhosja e Parlamentit si institucion!

By edi on August 7, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Ka dale ne media se kater deputete jane ne mbarim e siper te studimeve!

Me thene te drejte prisja analiza e reagime nga intelektualet per kete lajme apo pte atyre gazetareve moralista qe na bejne cdo dite moral per cdo fenomen.
Deri ne keto momente nuk pashe ndonje reagim bindes per kete lajme.
Nuk me shqeteson fakti se ata te kater jane duke i mbaruar studimet dhe nuk i kam mbaruar akoma, por me shqeteson fakti se, institucioni i Parlamentit eshte i perdhosur nga politika.
Cfare eshte Parlamenti? Ne vende demokratike ku pretendojme te jemi edhe ne konsiderohet tempulli i demokracise.
Parlamenti ne fakt eshte vendi ose kuvendi qe mban gjalle nje republike demokratike me ligje, norma e akte te ndryshme qe kane perqellim reformimin e vazhdushem te institucioneve, demokratizimin e tyre, transparencen, perfaqesimin dinjitoz te qytetareve, krontrollin apo monitorimin ekzekutivit.
Ne keto rrethana personat qe behen deputete, kongresmene, senatore sipas tradites institucionale qe kane vendet, duhet te jene persona me formime te larta profesionale, qe gezojne respekt ne shoqeri e me kontribute te rendesishme komunitare.
Te kater keta deputete per shkak te moshes, duke mos gjykuar cilesite individuale nuk i gezojne keto kritere.
Atehere pse duhet te jene keta ne Parlament? A thua u ka ikur mosha dhe mundesia per te perfaqesuar qytetaret? Mendoj, se ne vendin e atyre te kater duhet te jene shume shqiptare te tjere qe kane suksese te rendesishme profesionale e gezojne cilesi te jashtezakonshme per te perfaqesuar si duhet qytetaret.
Cdo te thote prezenca e tyre ne Parlament dhe pse jane ata aty? Prezenca e tyre deshmon qarte pordhosjen e institucionit te Parlamentit nga nje politike qe nuk eshte e interesuar per perfaqesimin e qytetareve, por eshte kapur nga interesa te ngushta ndonjehere edhe kriminale.
Prania e atyre te katerve ne Parlament deshmon qarte talljen e vazhdueshme qe ben politika shqiptare me qytetaret duke i shperfillur ata dhe duke i konsideruar vetem numra.

Leave a Reply