Pse është i tradhtuar Ramushi?

Home » Aktualitet » Pse është i tradhtuar Ramushi?

By edi on August 19, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Kriza politike në Kosovë nuk është risi, është tipik model ballkanik i ngjashëm me krizat politike të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

A ka shanse Ramushi për të qenë Kryeministër?
Unë, shikoj shumë pak përpjekje konkrete të natyrës politiko-institucionale për tu bërë kryeministër Haradinaj.
Shikoj një skenar për ta shmangur në momentet e fundit Haradinaj nga mundësia reale për tu bërë Kryeministër.
Mendoj se Thaçi po e përdor dhe e ka tradhtuar përsëri Haradinaj.
Ka një skenar të mirëfilltë që ka për qëllim për të dëmtuar dhe shkatërruar imazhin e Ramush Haradinaj. Po cili është perceptimi që kanë qytetarët në Kosovë? Nuk ka një vlerësim të përgjithshëm dhe absolut për të nga e masiv. Duke qenë që është personazh politik ai ka edhe qytetarë që nuk e duan linjën e tij politike dhe sikur të mos kishte kështu, nuk do të ishte forca e tretë politike në vend. Pra, perceptimi politik i qytetarëve të Kosovës nuk është maksimal. Cilat janë arsyet? Ramushi nuk ka mundur të punoi në grup dhe të ketë strategji të mirëfillta politike. Ai nuk arriti të krijoj një subjekt të mirëfilltë politik, por një grupim të caktuar personash me lidhje të ngushta që identifikohen vetëm me emrin dhe historikun e tij.
Kontributi i Ramushit është i jashtëzakonshëm për Kosovën e kjo në cilësinë e ushtarakut, por sot Kosova nuk është më në luftë e nuk ka nevojë për gjeneral, por për politikanë që kanë vizione konkrete për të qeverisur vendin dhe për ta cuar me sukses drejt sfidave të reja.
Perceptimi që sot kanë qytetarët e Kosovës është ai i gabuari për Ramushin. Po krijohet një optikë sikur Ramushi për shkak të kontributit të luftës po kërkon të bëhet me çdo kusht Kryeministër. Pse është krijuar kjo optikë e nga kush? Kjo optikë është krijuar, sepse nuk flitet për gjë tjetër, veç për synimin e Ramushit për Kryeministër. Akoma nuk kam lexuar një program të Ramushit se si do të jetë ai si Kryeministër. Akoma nuk kam lexuar një deklaratë të Ramushit në lidhje me qeverisjen e tij të ardhshme. Akoma nuk kam dëgjuar kush do të jetë linja e tij për disa kauza që ai i ka mbrojtur me kosto siç është ajo e demarkacionit me Malin e Zi. Në këto rrethana, Ramushi po duket si Kryeministër teknik i Thacit, pa pasur identitetin e tij origjinal politik që e ka karakterizuar nga lufta e deri më sot. Ky imazh i gabuar dhe i qëllimshëm për Ramushin po krijohet nga Thaci, i cili nuk dëshiron të jetë i vetmi që simbolizohet vetëm me betejën dhe egon për pushtet. Ai kërkon të mitizoj veten për egon absolute për pushtet duke e mitizuar për fat të keq një Ramush të transformuar.
Po ashtu Haradinaj po luan shume keq politikisht dhe po këshillohet shumë keq politikisht.
Ndërprerja e kontakteve me VV është një dëm i madh politik për Haradinaj! Lëvizjet e tij për të arritur konsensusin e duhur politik me duken amatoriale dhe e tillë ishte edhe vizita tek familja Rugova.
Nuk bëhet politike me familje, por me natyre politiko-institucionale duke u takuar e dialoguar me të gjithë faktorët potenciale.
Gjithashtu i dëmshëm ishte takimin me te fortin e komunitetit serb.
I panevojshëm ishte takimi edhe me Ramën në plazh. Ky takim nuk i ka shërbyer linjës së duhur që Ramushi duhet të ndjek për tu bërë Kryeministër. Ai fillimisht duhet të ketë të garantuar shumicën dhe mbështetjen politike të Prishtinës e vetëm pasi kjo mbështetje të jetë e sigurt ai duhet të loboi për të forcuar pozitën e tij institucionale për çështje të përbashkëta. Takime të kësaj natyre në momente të papërshtatshme e dëmtojnë rëndë mundësinë reale të Ramushit për konsensus nga ata që e kanë në dorë përmes votës në Parlament për ta bërë Kryeminsitër. P
Përsëri Haradinaj po ndjek format primitive dhe braktis linjën politiko-institucionale. Ka vetëm një rrugë që Haradinaj të bëhet Kryeministër e kjo rrugë kalon vetëm nga Parlamenti i Kosovës.
Albin Kurti është faktor i rëndësishëm në Kosovë, sepse VV është partia që ka marr më shume vota dhe ai nuk duhet të përjashtohet për inate primitive nga proceset e formimit të institucioneve të Kosovës!
Shpresoj që Haradinaj të gjejë këshilltarët e duhur politik e të dal nga kjo situatë e rëndë ku ndodhet, mes tradhtarëve dhe armiqve të heshtur!

Leave a Reply