Pse Hollanda nuk na i heq dot vizat?

Home » Aktualitet » Pse Hollanda nuk na i heq dot vizat?

By edi on August 23, 2017. No Comments

Sot, ne shqiptaret mund te jemi i vetmi popull qe jemi kunder vetes. Nuk mbrojme asnjehere veten. E dini pse ndodh kjo? Sepse, politika po na ben armiqesor me veten e servil me te tjeret.
Ka tre dite qe me gezim te madh disa po trillojne se Hollanda do na heq vizat e nuk pashe nje reagim te vetem qe te analizohej faktin perse nuk duhet te na hiqen vizat.
Si ka mundesi jemi kaq shume entuziaste e inferior ne cdo gje qe eshte kunder nesh dhe interesave tona?
Se pari, i garantoj te gjithe ata shqiptare qe duan te levizin lirshem se Hollanda s’ka shanse te na heq vizat!
Hollanda s’mund te na jap leksion per problemin e lendeve narkotike, sepse shumicen e tyre i ka legalizuar.
Hollanda s’mund te na jap leksione per prostitucionin, sepse eshte simboli numer nje ne bote i zanatit me te vjeter.
Hollanda s’mund te na jap leksion per kriminalitetin, sepse ka vete plote probleme te tilla.
Hollanda nuk ka asnje force ne Schengen apo ne BE per te na ndeshkuar neve.
Problemi i Hollandes nuk eshte me Shqiperine, por i vendeve nordike me vendet e Mesdheut.
Ka nje perplasje mes vendeve te Mesdheut qe jane pjese e BE dhe vendet nordike te Europes. Sidomos ka nje perlasje mes Frances, Italise, Spanjes dhe vendeve te Europes Veriore me ceshtje qe lidhen me zgjerimin, sigurine, fluksin e emigranteve dhe politikat e zgjerimit.
Heqja e vizave me Shqiperine eshte nje proces pakthim.

Nga  Alban Daci

Leave a Reply