Pse jam per lufte me Korene e Veriut?

Home » Aktualitet » Pse jam per lufte me Korene e Veriut?

By edi on August 14, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Koreja e Veriut nuk po kerkon lufte, por po kerkon t’i jap fund regjimit te saj.
Regjimi i Korese se Veriut eshte i fundit ne bote ne llojin e tij.
Lufta duket se eshte prane dhe kjo lufte do te shenoje bashkimin e ishullit, rrezimin e regjimit dhe fundi i Kim Jong do te jete si ai i Sadam Hysen apo Gedafit.
Konceptet e interesave mes vendeve tashme nuk jane permes luftes, por permes interesave e lidhjeve ekonomike.
Ashtu sic eshte Koreja e Veriut nuk eshte per fat te mire me asnje vend ne bote dhe vazhdimesia e regjimit eshte nje problem serioz per fuqite rajonale si: Koreja e Jugut, Republika Popullore e Kines, Rusia e Japonia. Keto vende per shkak te regjimit te Korese se Veriut jane ne gjendje gadishmerie te vazhdueshme duke rrezikuar nga momenti ne moment konflikt te armatosur.
Ky konflikt nuk do te ishte ne interes te askujt, sepse nuk kane interesa aq te medha sa per te mbrojtir Kim Jong duhet te rrezikojne Paqen ne Rajon.
Nje paqe e rrenuar do te kishte kosto katastrofike per te gjithe.
Asnjera nga keto fuqi rajonale e tre prej tyre boterore nuk kane interesa e kapacitete qe per nje te cmendur si Kim Jong te hyjne ne konflikt ne SHBA, qe vazhdon te mbetet superfuqia e vetme ushtarake dhe ekonomike ne bote.
Une, jam pro nje konflikti mes SHBA dhe Korese se Veriut i cili nuk do te kete viktima te shumta e do te konkludohet me rrezimin e Regjimit, bashkimin e gadishullit e per pasoje do te kishim nje paqe te gjate me ne gadishullin korean.
Kina do te perfitonte me shume me nje gadishull korean te bashkuar.
Kina dhe Rusia nuk jane me ne kohen e Luftes se Ftohte ku ne themel ishte perplasja ideologjike. As Kines e as Rusise nuk ju dhimbset shume ideologjikisht regjimi i Kim Jongut.
Perkundrazi, me rrezimin e Regjimit dhe bashkimit te Gadishullit Korean, Republika Popullore e Kines ka te gjjtha mundesite te kthehet partneri kryesor ekonomike.
Nje konflikt mes SHBA e Korese se Veriut nuk do te zgjaste shume, sepse populli korean do te merrte guxim e do te luftonte kunder diktatorit per te rigjetur lirine e munguar.
Varferia, shtypja dhe persekutimet nga Kim Jong ne popullate e bejne te brishte regjimin e tij dhe me nje konflikt te armatosur, ai do te “tradhetohej” dhe eleminohej nga rrethi i tij i ngushte.

Leave a Reply