Pse jam per nje qeverisje te perbashket?

Home » Aktualitet » Pse jam per nje qeverisje te perbashket?

By edi on August 21, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Situata politike ne vend dhe jo vetem nuk eshte ne ditet me te mira. Kur e kam fjalen per politike, nuk dua te etikoje vetem ata qe jane protagoniste sot, por te gjithe ata qe kane bere protagonizmin ose kane faktorizuar nga vitit ’92 e deri me sot.
Shqiperia vazhdon te perballet me sfida te medha, te cilat metoda e te berit politike dhe e te konceptuarit politike deri me sot nuk i ka zgjidhur.
Kemi problemin e madh dhe te pazgjidhur te korrupsionit qe vazhdon te jete nje kancer per sistemin ekonomik, per zhvillimin e vendit dhe per konsolidimin e institucioneve.
Vazhdojme te kemi nje administrate krejt te monoplizuar, medioker dhe shume pak efikase.
Vazhdojme te kemi nje rritje te ulet te ekonomise dhe nje sistem ekonomike qe nuk garanton progres, sepse bazohet mbi monopole qe i sherbejne politikes e kontrollohen nga politika.
Kemi prani konstante te rritjes te aktiviteve kriminale, trafiqeve, kultivimit te lendeve narkotike, te aksidenteve dhe gjithnje e me pak siguri per jeten e qytetareve.
Kemi struktura shteterore te kapura nga politika qe nuk garantojne minimalisht misionet e tyre per tu sherbyer qytetareve.
Kemi nje papunesi konstante e me tendence rritje pa pasur ndonje strategji konkrete per ta minimizuar si fenomen.
Kemi nje model te deshtuar te sistemit arsimor.
Kemi nje infrastrukture rrugore dhe hekurudhore qe ke per te deshiruar ne krahasim me vendet e tjera.
Kemi sistemin e drejtesise me te korruptuarin e me te kapurin nga pushteti e politika.
Te gjitha keto sfida te rendesishme duan nje vizion te ri per te gjetur zgjidhje.
Sistemi aktual opozite-pozite nuk ka garantuar asnje zgjidhje, sepse ne gjithe periudhen e rranzicionit misioni i Opozites nuk ka qene afrimi i nje alternative te re, por beteja e perhershme per rimarrjen e pushtetit si te miren e nje pakice per privilegje personale.
Ne keto rrethana duke pasur parasysh edhe procesin e integrimit europian, si e vetmja mundesi qe Shqiperia te shkeputet nga e kaluara, mendoj se nje bashkeqeverisje mes PD-PS duke perdorur me shume profesioniste te dalluar se sa politikane, do te ishte zgjidhja ideale per te gjitha sfidat e vendit .
Modeli i ministrave teknik i ofruar nga Basha dhane modelin e qarte, te ndryshem e te suksesshem te berit politike.
Nuk do te kishte asnje humbje politike per PD-PS qe per nje mandat te vetem te bashkeqeverisin derisa disa sfida te marrin orientimin e duhur.
Perkundrazi kjo periudhe do te sherbente si armepushim dhe reflektim per dy forcat kryesore ne vend.
Misioni i politikes nuk eshte vetem pushteti, por edhe qeverisja me model efikasiteti ne sherbim te qytetareve.

Leave a Reply