Pse ka ik Shpetim Saraci?

Home » Aktualitet » Pse ka ik Shpetim Saraci?

By edi on August 6, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Ata qe jane kunder Rames largimin e Saracit e lidhin me deshtimin e qeverisjes. Po a eshte keshtu? Ka disa te verteta ne kete rast e ne raste te ngjashme.

Pse ka ikur Saraci? Se pari Shqiperia eshte pjese e transformimeve sociale, kulturore, ku bejne pjese edhe shijet muzikale ose preferencat e muzikore.
Shqiperia nuk eshte me ai modeli ku muziken mund ta degjoje vetem nga koncertet apo festivalet qe organizoheshin nga Saraci dhe Gjebrea, te cilet duke pasur monopolin absolut e orientonin degjuesin vetem sipas shijeve te tyre muzikore e po ashtu shperblenin e mbani afer duke e promovuar me cmime e tituj ke te deshironon ata.
Sot, te rinjt nuk e duan me muziken e Saracit ose e duan vetem njehere ne dite e kur ta duan mund ta degjojne ne youtube.
Nese edhe Gjebrea nuk do te kishte te “Dielen” tek Klani, do te ishte larguar me kohe se me muziken e tij nuk e fiton me nje cent.
Por, edhe programi i tij e “Diel” ta shpif me moderimin e tij te stilit false qe e ka pasur qe ne fillimet e tij.
Stili i Gjebreas si moderator eshte: qesh falso, shtiret si human, ben si modern dhe ndonjehere kerkon te bej donzhuanin e perjetshem.
S’ka asgje tjeter ne moderimin e Gjebreas, ca balerina anash, telefonata me popullit e shorte numrash.
Pra, largimi i Saracit duhet pare si perendimi i nje stili qe ka marr plot bga Shqiperia e tani eshte per jetuar ne nostalgine e pensionistit ne vendin e gabaur SHBA, sepse atje ka punetore te perjetshem. Ne SHBA njerezit vdesin duke punuar.
Se dyti ka nje praktike te njohur ne Shqiperi. E kam thene edhe here te tjera, politizimi maksimal i shoqerise, ka bere qe jeta te lidhet vetem me politiken. Keshtu kur humb klani qe i mbeshtet me projekte edhe ne menyre te pamerituar, largohen per kater vite opozite e sapo te rivijne miqte ne pushtet rikthehen e marrin perseri privilegje. Prandaj, disa largime aktualisht nga Shqiperia i shikoj si “azile opozitaresh”. Shqiptaret duhet te mesohen te jetojne edhe pa politiken.
Ah! Desh harrova, tani ka mundesi te ik ne axil edhe Gjebrea, sepse LSI nuk eshte me ne pushter! I mbani mend fotot e Gjebrese me Meten! Ka edhe nje shance per Gjebrean, te behet kengetar i Presidences!
Une, nuk shqetesohem nga keto largime se kane perfituar aq shume nga Shqiperia e tranzicionit sa mund te jetojne ku te duan.
Shqetesimi im shkon per rinjte e talentuar qe s’kane asnje mundesi e perspektive per te ardhmen e tek e fundit nuk kane as privilegjin te sigurojne nje vize amerikane si Shpetim Saraci qe me siguri posedon edhe pasaporte diplomatike.

Leave a Reply